Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Bujar Sefa

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 58 Akti                                                                                  Tiranë, më datë 15.02.2024

Lënda:  Për njoftimin me shpallje publike për të dënuarin, kërkuesin Bujar Zaim Sefa.

Drejtuar:        Kryesekretarisë së gjykatës.

datë 29.02.2024, ora 09.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore që i përket kërkesës penale me numër regj.58, datë regjistrimi 23.01.2024, me:

KËRKUES:                     Bujar Sefa, i biri i Zaimit dhe i Lirijes, i dtl. 07.07.1986, lindur në Arrëz, Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Durrës, me arsim 8 vjeçar, i dënuar, i martuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i përfaqësuar prej mbrojtësve të tij ligjor, av.Idajet Beqiri dhe av.Grejida Muça, me prokurën nr. 590 rep dhe nr. 175 kol, datë 09.03.2021.

ME OBJEKT:                   Shuarjen e dënimit të dhënë ndaj kërkuesit Bujar Zaim Sefa, me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, nr. 8, datë 19.03.2010 lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë nr. 52, datë 08.10.2010.

BAZA LIGJORE:           Neni 68 i K.Pr.Penale.

Gjykata bazuar në nenin 140 dhe 141 të K.Pr.Penale,

URDHËRON

  1. Njoftimin me afishim shpallje publike të të dënuarit, të kërkuesit të mëposhtëm:

Bujar Sefa, i biri i Zaimit dhe i Lirijes, i dtl. 07.07.1986, lindur në Arrëz, Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Durrës, me arsim 8 vjeçar, i dënuar, i martuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, për zhvillimin e gjykimit e çështjes penale në ngarkim të tij, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke u komunikuar zhvillimin e seancës në datë 29.02.2024, ora 09.30.

2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e afshimit të Gjykatës, njoftimin me shpallje publike për të dënuarin, kërkuesin Bujar Sefa.

3. Të njoftohet gjykata, për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar, për t’u zhvilluar në datë 29.02.2024, ora 09.30.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!         

                                                  GJYQTAR

                                                                                    ERJON BANI