NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Bujar Sefa, Agron Asllanaj, Armand Dërvishi dhe Edison Xaka
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.86 Akti Tiranë, me datë 19.09.2023
Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit,
Bujar Sefa, Agron Asllanaj, Armand Dërvishi dhe Edison Xaka.
KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË
Në datë 03.10.2023, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për çështjen penale që i përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Të pandehur:
- Bujar Sefa
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të: “Kultivim i bimëve narkotike”, e kryer ne formën e vecantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer ne formën e vecantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal: ‘Grup i strukturuar kriminal’, në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, parashikuar nga neni 334/1 i K.Penal: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe monucionit” parashikuar nga neni 278/3 i K.Penal si dhe “Mbajtja pa leje e municionit të armëve të gjuetisë’ parashikuar nga neni 280 i K.Penal.
- Lavdërim (alias Lulzim) Alimani
- Skënder Velja
- Agron Asllanaj
- Armand Dërvishi
- Saba Shehi
- Vaid Taka
- Asim Pulaci
- Edison Xaka
- Xhemal Zogu
- Shkëlqim Ismaili
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 284/1 dhe 28/4 të K.Penal, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e vecantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 284/1 dhe 28/4 të K.Penal : “Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i K.Penal.
- Ahmet Pulaci
- Haxhi Murati
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale të: “Shpërdori i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
OBJEKTI: Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.203 të vitit 2020
BAZA LIGJORE: Neni 327/6 gërma “b”, 331 dhe 332/dh/1 gërma “a”, 166 e vijues të K.Pr.Penale
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit:
- Bujar Sefa,i biri i Fadil dhe i Sanije, I dtl.23.07.1987, lindur në Krujë,Nuaj dhe banues në Nuaj, Nd.44, H 0,Ap.0, Cudhi, Nuaj, 1508 Krujë.
- Agron Asllanaj, i biri i Rap dhe i Nurije, i dtl.26.04.1981 lindur dhe banues në Njësia Çudhi, 1508 Bruz-Zall, Ramajve, Krujë.
- Armand Dërvishi, i biri i Hamit dhe i Xhemile, i dtl.15.11.1990, lindur në Bruz-Zall, Krujë dhe banues në fshatin Arrameras, Krujë,
- Edison Xaka, i biri i Ilir dhe i Fatmire, i dtl.26.04.2003, lindur dhe banues në Ndërhodë, Nd.18, H.1, Cudhi, Nojë, 1508, Krujë,
për tu paraqitur në seancën paraprake qe do të zhvillohet në datë 03.10.2023, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit do të bëhet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit të afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon, këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës. Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale
URDHËRON
- Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin për të pandehurit Bujar Sefa, Agron Asllanaj, Armand Dërvishi dhe Edison Xaka.
- Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në 03.10.2023, ora 12:00.
GJYQTARE
ELSA ULLIRI