Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Denis Xholi

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 91 Akti                                                                                                            Datë 28.09.2023

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurin Denis Xholi.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Më datë 10.10.2023, ditë e martë, ora 10:00 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar seanca gjyqësore paraprake për gjykimin e kërkesës penale me nr. 91 regj.them., datë regjistrimi 14.09.2023, që i përket:

KËRKUES:                                         Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

OBJEKTI:                                          Dërgimin për gjykim të çështjes nr. 9 proçedimi të vitit 2022 me të pandehur Lefter Alla, Enkeleda Lleshi,  Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi, Erjon Isaku, Rasim Daci, Dali Gazidedja, Aqif Konesha, Ana Nishku dhe Kastriot Ibrahimaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 258, 248, 186, 190, 244 e 259 të K.Penal.

BAZA LIGJORE:                              Neni 331 i K.Pr.Penale.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurin Silvestër Driza për t’u paraqitur në seancë gjyqësore/paraprake me datë 10.10.2023, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit do të bëhet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit të afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon, këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës. Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin për të pandehurin Denis Xholi.

  1. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 10.10.2023, ora 10:00.

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI