Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Eljon Beqiri

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.6/11.Akti                                                                                                          Tiranë, më 27.09.2023

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e shtetasit Eljon Beqiri, nëpërmjet shpalljes publike”.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLË SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,datë 11.10.2023, ditë e mërkurë, ora 11:00, është caktuar seanca gjyqësore për gjykimin e kërkesës penale që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, përfaqësuar nga Prokurore Enkeleda Millonai.

KUNDËR:  SHTETASVE:

1.Elvis Jaupaj, i biri i Arben dhe i Dine

2.Alban Memetaj, i biri i Aliko dhe i Dine

3.Sokol Brakaj (Memetaj), i biri i Aliko dhe i Dine

4.Eljon Beqiri, i biri i Benardin dhe i Mimoza

5.Arben Jaupaj, i biri i Sherif dhe i Lili

6.Dine Jaupaj, e bija e Beshir dhe e Lejkë

7.Melaize Mehmetaj, e bija e Selam dhe e Mbete

8.Benardin Beqiri, i biri i Kolë dhe i Terezë

9.Mimoza Beqiri, e bija e Shaban dhe e Hylfete

OBJEKTI: Konfiskimin e pasurive

BAZA LIGJORE: Nenet 3-7, 11, 12, 21, 22, 24, e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e Krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e shtetasit Eljon Beqiri, i biri i Benardin dhe Mimoza, i datëlindjes 21.01.1982, lindur në Lezhë, banues në Tiranë në adresën: Rruga “Babë Rexha”, Nd.private, H.101, Ap.1, Njësia Administrative nr.7, 1023, Tiranë, në adresën e dhënë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtij shtetasi, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të urdhërit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës, sikurse edhe pranë Njësisë Administrative pranë së cilës gjendet vendbanimi i këtij shtetasi, si dhe në portën e banesës së tij.                                                      

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2  të Kodit të Procedurës Penale

                                  URDHËRON:

Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:

  1. në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
  2. në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për shtetasin Eljon Beqiri, i biri i Benardin dhe Mimoza, i datëlindjes 21.01.1982.

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ