Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Endi Braçaj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.105 Akti                                                                                            Tiranë, më datë 15.01.2024

                                   

Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake

KRYESEKRETARISË

datë 26.01.2024, ora 09.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e kërkesës penale(paraprake) në ngarkim të:

Të pandehurit:          Endi Braçaj, i biri i Vladimir dhe i Dallandyshe, dtl 10.06.1987.

Akuzuar:                    Për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/1, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.   

Objekti:                      1.Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr.130/1 të vitit 2019.

Baza Ligjore:             Neni 331 të K.Pr.Penale.

Objekti:                      2.Pushimin e hetimeve në çështjen nr.130/1 të vitit 2019, për personin ndaj të cilit zhvillohen hetime Aldo Braçaj.

Dyshuar:                    Për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/1, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. 

Baza ligjore:               Neni 328 /dh të K.Pr.Penale.

Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e të hetuarit Aldo Braçaj, i biri i Vladimir dhe i Dallandyshe, dtl 13.05.1994, lindur në Ballsh, Fier  dhe banues në Mallkastër, me adresë: Rromës, Qafë Drenovë, Nd.164, H.1, Hekal, Rromës; 9332; Mallakastër, në adresën e dhënë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtij shtetasi, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të urdhërit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës, sikurse edhe pranë Njësisë Administrative pranë së cilës gjendet vendbanimi i këtij shtetasi, si dhe në portën e banesës së tij.       

                                              

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2  të Kodit të Procedurës Penale

                                   URDHËRON:

Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:

  1. në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
  2. në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për shtetasin Aldo Braçaj.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTAR

PAULIN  ÇERA