Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Erjon Murataj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Juri Ymeraj, Arbër Denizi dhe Silvestër Driza.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 26/147 Akti                                                                              Tiranë, me datë 18.01.2023

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit Erjon Murataj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Juri Ymeraj, Arbër Denizi dhe Silvestër Driza.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Me datë 01.02.2023, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore/paraprake për çështjen penale me:    

                                        

KËRKUES:  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKT:       Dërgimin për gjykim të çështjes penale me nr. procedimi187/2020 (seancë paraprake) në ngarkim të të pandehurve:

  1. Erjon Murataj, i biri i Selman dhe i Ervehe, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
  2. Klodian Zoto, i biri i Agim dhe i Valentina, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar. I akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim, dy herë, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”,Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 245, 25, 245,25,245,244, 143/3,25,144/a,25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
  3. Arenc Myrtezani, i biri i Bilal dhe i Marinaqi, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare,me gjendje gjyqësore i padënuar.I akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim ,“Mashtrimi”, me pasoja të rënda,në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 245,25, 143/3,25, 144/a,25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

  1. Loran Dusha, i biri i Kleanthi dhe i Laureta, i datëlindjes 18.11.1983, lindur në Lushnje, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare,me gjendje gjyqësore i padënuar. I akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25 dhe 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

  1. Giuseppe Ciaffaglione, i biri i Mario dhe i Lina, i datëlindjes 24.04.1968, lindur dhe banues në Itali,  me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi italiane,,me gjendje gjyqësore i padënuar. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”,në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

  1. Juri Ymeraj, i biri i Petrit dhe i Merita, i datëlindjes 01.07.1989, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare,me gjendje gjyqësore i padënuar. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a: dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
  2. Arbër Denizi, i biri i Edmond dhe i Dhurata, i datëlindjes 008.1984, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare,me gjendje gjyqësore i padënuar. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a: dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

  1. Silvestër Driza, i biri i Dashamir dhe i Shpresa, i datëlindjes 17.03.1993, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare,me gjendje gjyqësore i padënuar. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal;

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit Erjon Murataj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione dhe Juri Ymeraj për t’u paraqitur në seancë gjyqësore/paraprake me datë 01.02.2023, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit do të bëhet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit të afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon, këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës. Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin për të pandehurit Erjon Murataj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Juri Ymeraj, Arbër Denizi dhe Silvestër Driza.

  1. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 01.02023, ora 09:00.

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI