NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Erjon Ylber Cërriku.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 61 Akti Tiranë, më datë 12.04.2024
Lënda: Për njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Erjon Ylber Cërriku.
Drejtuar: Kryesekretarisë së gjykatës.
Në datë 25.04.2024, ora 12.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore që i përket kërkesës penale me numër regj.61, datë regjistrimi 22.02.2024, me:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
I PANDEHUR: Erjon CËRRIKU, i biri i Ylberit dhe i Suzanës, i datëlindjes 05.03.1985, lindur dhe banues në Tiranë, Njësia Administrative Nr.6, Njësia Bashkiake Nr. 6, 1027, me shtetësi shqiptare, i dënuar, hetuar në mungesë.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.
OBJEKTI: Gjykimin e çështjes penale në lidhje me procedimin penal nr.61 të vitit 2022.
BAZA LIGJORE: Neni 333 e vijues të Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata bazuar në nenin 140 dhe 141 të K.Pr.Penale,
URDHËRON
- Njoftimin me afishim shpallje publike të të pandehurit, të mëposhtëm:
Erjon CËRRIKU, i biri i Ylberit dhe i Suzanës, i datëlindjes 05.03.1985, lindur dhe banues në Tiranë, Njësia Administrative Nr.6, Njësia Bashkiake, për zhvillimin e gjykimit e çështjes penale në ngarkim të tij, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke u komunikuar zhvillimin e seancës në datë 25.04.2024, ora 12.00.
2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e afshimit të Gjykatës, njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Erjon Ylber Cërriku.
3. Të njoftohet gjykata, për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar, për t’u zhvilluar në datë 25.04.2024, ora 12.00.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!
GJYQTAR
ERJON BANI