Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Fjoralb Demiraj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 7/59 Akti                                                                                 Tiranë, më datë 18.04.2023

Lënda:  Shpallje për gjyq

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS

datë 03.05.2023, ora 14.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca paraprake e kërkesës së prokurorisë pranë kësaj gjykate, për dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të:

Të pandehurit: Fjoralb Demiraj, i biri i Naim dhe i Grikli, i datëlindjes 05.11.1985, lindur në Laç dhe banues në Rr. “Siri Kodra”, Tiranë.

Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të Korrupsioni aktiv i funksionarëve publikë” (dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurin Fjoralb Demiraj për t’u paraqitur në seancë gjyqësore/paraprake më datë 03.05.2023, ora 14:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit do të bëhet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit të afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon, këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës. Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5  të Kodit të Procedurës Penale,

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Fjoralb Demiraj.
  2. Bashkëngjitur njoftimit me shpallje publike të afishohet edhe kopja e letrës se të drejtave për të pandehurin/personit nën hetim në zbatim të neneve 34/a dhe 34/b të K.Pr.Penale.
  3. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 005.2023, ora 14:00.

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI