Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Fjoralb Demiraj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.89 Akti                                                                                Tiranë, me datë 20.06.2023

  Lënda: Shpallje për gjyq

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

datë 11.07.2023, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të:

Të pandehurit :     Fjoralb Demiraj, i biri i Naim dhe i Grikli, i datëlindjes 05.11.1985,

lindur në Laç dhe banues në Tiranë, me adresë adresën Rr.‘Siri Kodra”, Tiranë.    

Akuzuar:               Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve publikë”(dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i K.Penale.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurin Fjoralb Demiraj për t’u paraqitur në seancë gjyqësore me datë 11.07.2023, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit do të bëhet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit të afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon, këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës. Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Fjoralb Demiraj.
  2. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 11.07.2023, ora 12:00.

GJYQTARE

ELSA ULLIRI