Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Gentian Ndoj (Marinaj).

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.  95  Regj. Themeltar                                                              Tiranë, më datë 18.10.2023

  

  Lënda: Afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Gentian Ndoj (Marinaj).

Krye/Sekretarisë pranë kësaj Gjykate.

datë 01.11.2023, ora 11:00,Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqërsore për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të:

Të pandehurit:          Gentian Ndoj (Marinaj): i biri i Ndoc dhe Lize, i datëlindjes 11.06.1990, lindur dhe banues në Kalivaç, Ungrej, Bashkia Lezhë, me gjendje civile i divorcuar, me nr personal J00611032E përdorues i numrit të telefonit 0693823350, mbrojtur kryesisht nga Av. Izet Kadana, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin gjyqësore me nr. 82, datë 17.10.2021.  

Akuzuar:                    Për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal,në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal,në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

URDHËRO N

Kryesekretaren pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit urdhërin për njoftimin e të pandehurit Gentian Ndoj (Marinaj).

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 01.11.2023, ora 11.00.

Bashkëngjitur, urdhëri për njoftimin e të pandehurit.

                          GJYQTAR


                                                                                                                        ERJON BANI