Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Gentian Stafa (Lalaj)

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 73 Akti                                                                               Tiranë, me datë 03.05.2023

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Gentian Stafa (Lalaj)

Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj Gjykate

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 12.05.2023, dite e Premte, ora 10:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, me palë:

 

KËRKUESE:                      Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

NE NGARKIM  TE TË PANDEHURËVE:         

                                                Leon Ndrecaj alias Gjin Ndrecaj, Gjin Kola alias Edi Kola, Miri Rrapi, Zef Lalaj, Tanush Lekgegaj, Aleks Këdheli, Ilir Prengaj alias Paulin Prengaj, Leonard Kola, Ylli Veshi, Samuel Marku, Eriglen Sulaj, Hilë Marnikollaj, Kastriot Bicukaj, Gentjan Stafa (Lalaj), Gentjan Ndoj (Marinaj).

Të AKUZUAR:                     Për kryerjen e veprave penale  të “ Kultivim i bimëve narkotike ”, parashikuar nga neni 284/1 dhe 28/4 të K.Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ”Prodhim dhe shitja e bimëve narkotike”  parashikuar nga nenet 28/4 të K.Penal në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Grupi  strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale  dhe grupi i strukturuar kriminal “ parashikuar nga neni 334/1 I K.Penal.

BAZA LIGJORE:                 Nenet 333 e vijues  të K.Pr.Penale.

Në fazën e hetimit paraprak, për të pandehurin Gentian Ndoj (Marinaj) është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” e paekzekutuar.

Për njoftimin e të pandehurit Gentian Stafa (Lalaj) për proçesin gjyqësor që zhvillohet në ngarkim të tij, Gjykata, bazuar në nenin 140 pikat 1 dhe 2 të Kodit të Proçedurës Penale, në lidhje me nenet 33 pika 4 dhe 132 pika 2 të po këtij Kodi, urdhëroi policinë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Pukë, duke i kërkuar që njoftimi të kryhej në adresën e banimit të të pandehurit Dom, PUKË, si dhe të bëhen kërkimet e nevojshme për të.

Për sa më sipër, Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Proçedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurit Gentian Stafa (Lalaj), në Njesinë Administrative Dom, Bashkia PUKË, si dhe afishimin e aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Proçedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

URDHËRON

Kryesekretaren pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, urdhërin për njoftimin e të pandehurit Gentian Stafa (Lalaj).

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 12.05.2023, dite e Premte, ora 10:00.

                                                                                           

                                                                      GJYQTARE

ATALANTA ZEQIRAJ