Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, “Integrated Technology Service” sh.p.k, “Best Services”sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-17” sh.p.k, “ R.B General Servis”sh.p.k dhe “RSI & T Group”sh.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 26/147 Akti                                                                              Tiranë, me datë 18.01.2023

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit, persona juridik: Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, “Integrated Technology Service” sh.p.k, “Best Services”sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-17” sh.p.k, “ R.B General Servis”sh.p.k dhe “RSI & T Group”sh.p.k, Sili” sh.p.k, “J.P.Y” sh.p.k, “Pivot 04” sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k, “Frogy 03”sh.p.k dhe  Froggy”sh.p.k.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Me datë 01.02.2023, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore/paraprake për çështjen penale me:    

                                        

KËRKUES:  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKT:       Dërgimin për gjykim të çështjes penale me Nr.Proc.187/2020 (seancë paraprake) në ngarkim të të pandehurve:

  1. Personi juridik Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, me Nipt L62205045F, me seli qëndrore në Tiranë, me adresë Rr”Papa Gjon Pali”, pallati”F&G”, Ap.15, Tiranë, me administrator të caktuar nga Agjensia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, shtetasi Farudin Arapi. I akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245,25, 143/3, 25 i Kodit Penal, si dhe edhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”  parashikuara nga neni 287 paragrafi 1, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
  2. Personi juridik Integrated Technology Service” sh.p.k, me Nipt L02302032C, me seli në Tiranë, me adresë Rr”Abdi Toptani”, godina “Torre Drin”,  nr.31/1Tiranë, me administrator të caktuar nga Agjensia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, shtetasi Farudin Arapi. I akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245,25, 143/3, 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”  parashikuara nga neni 287 paragrafi 1, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
  3. Personi juridik “Best Services”sh.p.k, me Nipt L62421004J, me seli qëndrore në Tiranë, Rr”Siri Kodra”, Blloku i Magazinave, nr. Pasurie 6613, Tiranë, me administrator Edmond Sheshi . I akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal.
  4. Personi juridik “ R.B General Servis”sh.p.k, me Nipt L61327018E, me seli qëndrore në Tiranë,  me adresë Vorë, Shargë, lagjia nr.1, Rruga Nacionale, nr.pasurie178/76, ZK 3319, Tiranë, me administrator të caktuar nga Agjensia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiskura, shtetasit Arjan Baci, Farudin Arapi dhe Bedri Buzi I akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal.
  5. Personi juridik “Itneg” sh.p.k, me Nipt L71323037O, me seli qëndrore në Tiranë, Njësia Bashkia Nr.8, Rr”Dervish Luza”, nr. 27, Tiranë, me administrator Gentian Zifla. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal.
  6. Personi juridik “Leli-17” sh.p.k, me Nipt L71414037S, me seli qëndrore në Tiranë, me adresë Njësia Bashkiake Nr.8, Rr”Ferit Xhajko”, pallati nr.64/2, apartamenti nr.41, zk 8360, nr.pasuire 11/76, Tiranë, me administrator Enver Sheshi, I akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal.
  7. Personi juridik “RSI & T Group”sh.p.k, me Nipt L62214022M, me seli qëndrore në Tiranë, me adresë Njësia Bashkiake Nr.8, Rr “Siri Kodra”, nr.13, Tiranë, me administrator Lirim Jella,  I akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a, 25 i Kodit Penal.
  8. Personi juridik “Sili” sh.p.k, me Nipt L62123502B, me seli qëndrore në Durrës, me adresë”Aleksandër Goga”, lagjia nr.18, godina 8556, Durrës, me administrator të caktuar nga Agjensia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, shtetasi Farudin Arapi.

I akuzuar se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

  1. Personi juridik “J.P.Y” sh.p.k, me Nipt L61705506F, me seli qëndrore në Durrës.

I akuzuar se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

  1. Personi juridik “Pivot 04” sh.p.k, me Nipt L62128504T, me seli qëndrore në Durrës.

I akuzuar se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

  1. Personi juridik “Pupa Services” sh.p.k”, me Nipt L62409501B, me seli qëndrore në Durrës. I akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal
  2. Personi juridik “Frogy 03”sh.p.k, me Nipt L68502501E, me seli qëndrore në Lezhë, me adresë; Shënkoll Talë 1, fshati Tale 1, Rruga Kryesore, Godinë 1 katëshe, zk 3559, pasuria nr.86/4, Lezhë, me administrator Vladimir Sheshi.
  3. Personi juridik “Froggy”sh.p.k, me Nipt L57108231A, me seli qëndrore në Vlorë, me adresë Rr”Nacionale Vlorë-Drashovicë, km 11, lagjia “Kallafet”, nr.pasurie 5/1, Kote, Vlorë, me administrator Regan Merdani.

I akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140/a/2 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit persona juridik, shoqëritë Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, “Integrated Technology Service” sh.p.k, “Best Services”sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-17” sh.p.k, “ R.B General Servis”sh.p.k dhe “RSI & T Group”sh.p.k për t’u paraqitur në seancë gjyqësore/paraprake me datë 01.02.2023, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit  të kryhet në adresën e deklaruar të selisë, këndin e afishimit të gjykatës dhe në faqen elektronike të saj, si dhe nëpërmjet afishimit në faqen elektronike të Qendrës Kombëtare të Bizneseve.

 Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2  të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurit persona juridik, shoqëritë Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, “Integrated Technology Service” sh.p.k, “Best Services”sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-17” sh.p.k, “ R.B General Servis”sh.p.k dhe “RSI & T Group”sh.p.k, Sili” sh.p.k, “J.P.Y” sh.p.k, “Pivot 04” sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k, “Frogy 03”sh.p.k dhe  Froggy”sh.p.k.
  2. Bashkëngjitur njoftimit me shpallje publike të afishohet edhe kopja e letrës se të drejtave për të pandehurit/personit nën hetim në zbatim të neneve 34/a dhe 34/b të K.Pr.Penale
  3. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 01.02.2023, ora 09:00.

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI

 

 

LETRA E TE DREJTAVE