Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Jemin Shera

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.103 Akti                                                                                          Tiranë, më 18.10.2023

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda:   Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për të pandehurin Jemin Shera

   

Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është sjellë për gjykim kërkesa penale paraprake në ngarkim të:

KËRKUES:                                         Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

OBJEKTI :                                          Dërgimin për gjykim të cështjes penale që i përket procedimit penal nr.150/2 të të vitit 2022 në ngarkim të :

TË PANDEHURIT:                            JEMIN SHERA

AKUZUAR:                                        Për kryerjen e veprës penale “ Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Behar Sofia, “ Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të kryera në bashkëpunim të vecantë të grupit të strukturuar criminal, “ Grupi i strukturuar criminal në rolin e pjesëmarrësit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“, të parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 333/a/1,334 e Kodit Penal.

                                   

Në seancën gjyqësore të datës 11.10.2022, gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit të cështjes penale në seancë gjyqësore paraprake në ngarkim të të pandehurit Jemin Shera dhe me kalimin e një viti nga data e bpezullimit të gjykimit gjykata rifillon gjykimi duke përsëritur njoftimet:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të pandehurit:

Jemin Shera i biri i Ali dhe i Haxhire, i datëlindjes 12.07.1968 lindur dhe banues në Tiranë, Zall Herr, Qinam 1048, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 30.10.2023, ditë e hënë, ora 11:00 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posacme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTAR

ERJON ÇELA