Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Jovan Memaj, Eltjon Bregasi, Hamid Seferi, , Shkëlzen Daci, Erjon Hoxhari, Bernard Tahiraj, Maringlen Shusha, Elton Hamza, Donial Drolli

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.9/88 Akti                                                                                              Tiranë, më datë 29.06.2023

Drejtuar:        KRYESEKRETARISË

Lënda:             Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake

   

datë 14.07.2023, ora 11:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore paraprake me:

Kërkues:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Objekti :                      1.Dërgimin për gjykim të çështjes penale që i përket proçedimit penal nr.36/2 të të vitit 2019 (238/2017)  në ngarkim të:

Të Pandehurve:          1.Jovan Memaj

2.Eltjon Bregasi

3.Hamid Seferi

4.Paul (Agustin) Deda

5.Shkëlzen Daci

6.Erjon Hoxhari

7.Leonidha Sejdiaj

8.Bernard Tahiraj

9.Maringlen Shusha

10.Elton Hamza

11.Donial Drolli

Akuzuar:                     Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1/b-25, 333/a, 334/1, 248,278/4 të Kodit Penal.

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për gjykim të të pandehurit Jovan Memaj, Eltjon Bregasi, Hamid Seferi, , Shkëlzen Daci, Erjon Hoxhari, Bernard Tahiraj, Maringlen Shusha, Elton Hamza, Donial Drolli, lidhur me seancën paraprake që do të zhvillohet në datë 14.07.2023, ora 11:00, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate.  

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTAR

AUREL ARAPI