Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: KLODIAN ZOTO, ERJON MURATAJ, ARENC MYRTEZANI, LORAN DUSHA, GIUSEPPE CIAFFAGLIONE, ARBËR DENIZI, JURI YMERAJ

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr 72   Regj. Themeltar                                                                       Tiranë, më 22.05.2023

Lënda:  Për afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit KLODIAN ZOTO, ERJON MURATAJ, ARENC MYRTEZANI, LORAN DUSHA, GIUSEPPE CIAFFAGLIONE, ARBËR DENIZI, JURI YMERAJ.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 29.05.2023, ora 10:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për çështjen penale me nr. regj. themeltar 72, datë regjistrimi 04.04.2023:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

TË PANDEHUR:           Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, Arben Dervishaj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Personi juridik “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, Personi juridik «Integrated Technology Services » sh.p.k, Personi juridik «SILI » sh.p.k, Personi juridik «J.P.Y » sh.p.k, Personi juridik «Pivot 04 » sh.p.k, Personi juridik «Best Services » sh.p.k, Personi juridik «Frogy 03 » sh.p.k, Personi juridik «R.B-General Servis » sh.p.k, Personi juridik «Itneg » sh.p.k, Personi juridik «Leli-17 » sh.p.k, Personi juridik «Pupa Services » sh.p.k, Personi juridik «R.S.I&T GROUP » sh.p.k, Personi juridik “Froggy” sh.p.k, me akuzar respektive.

OBJEKTI:                       Gjykimin e procedimit penal me nr. 178, të vitit 2020, ndaj të pandehurve si më sipër, me akuzat respektive.

BAZA LIGJORE:           Neni 333 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata duke iu referuar akteve të dosjes, konstatoi se për të pandehurit Klodian Zoto, Erjon Murataj, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arbër Denizi, Juri Ymeraj janë caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar masat e sigurimit personal “arrest në burg” të pa ekzekutuara deri në ketë fazë të procedimit.

Në këto kushte gjykata, në referim të parashikimeve të nenit 140, pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, krahas mënyrave të tjera të njoftimit, vlerëson të nevojshëm afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit, me qëllim njoftimin efektiv të tyre për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 140, pika 5 të K.Pr.Penale, Gjykata urdhëron:

-  Afishimin e aktit të njoftimit, në faqen e internetit dhe këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurit:

  1. KLODIAN ZOTO, i biri i Agim dhe i Valentina, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore” në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, 25, 244, 245, 25, 164/a, 143/3, 25, 144/a, 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i I-rë,  gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
  2. ARENC MYRTEZANI, i biri i Bilal dhe i Marinaqi, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruse në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25, 143/3, 25, 144/a, 25  të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
  3. LORAN DUSHA, i biri i Kleanthi dhe i Laureta, i datëlindjes 18.11.1983, lindur në Lushnje, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25 dhe 287 paragrafi 1, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
  4. GIUSEPPE CIAFFAGLIONE, i biri i Mario dhe i Lina, i datëlindjes 24.04.1968, lindur në Itali, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi italiane, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 dhe 25 i Kodit Penal.
  5. ARBËR DENIZI, i biri i Edmond dhe i Dhurata, i datëlindjes 07.08.1984, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal.
  6. JURI YMERAJ, i biri i Petrit dhe i Merita, i datëlindjes 01.07.1989, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, masa e sigurimit “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal.
  7.  ERJON MURATAJ, i biri i Selman dhe i Ervehe, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

- Njoftohen të pandehurit si më sipër, se seanca gjyqësore do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 29.05.2023, ora 10:00.

Bëjmë me dije se mosparaqitja në seancë gjyqësore passjell zhvillimin e gjykimit në mungesë.

- Ngarkohet kryesekretaria e Gjykatës për marrjen e masave për publikimin e aktit të njoftimit në faqen e internetit të gjykatës si dhe afishimin e tij në këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe për njoftimin e gjykatës për veprimet e kryera, para datës së caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ