NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: KLODIAN ZOTO, ERJON MURATAJ, LORAN DUSHA, ARBËR DENIZI, JURI YMERAJ
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr 72 Regj. Themeltar Tiranë, më 03.07.2023
Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit KLODIAN ZOTO, ERJON MURATAJ, LORAN DUSHA, ARBËR DENIZI, JURI YMERAJ.
KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 10.07.2023, ditë e Hënë, ora 10:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për çështjen penale me nr. regj. themeltar 72, datë regjistrimi 04.04.2023:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
TË PANDEHUR: Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, Arben Dervishaj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Personi juridik “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, Personi juridik «Integrated Technology Services » sh.p.k, Personi juridik «SILI » sh.p.k, Personi juridik «J.P.Y » sh.p.k, Personi juridik «Pivot 04 » sh.p.k, Personi juridik «Best Services » sh.p.k, Personi juridik «Frogy 03 » sh.p.k, Personi juridik «R.B-General Servis » sh.p.k, Personi juridik «Itneg » sh.p.k, Personi juridik «Leli-17 » sh.p.k, Personi juridik «Pupa Services » sh.p.k, Personi juridik «R.S.I&T GROUP » sh.p.k, Personi juridik “Froggy” sh.p.k, me akuzar respektive.
OBJEKTI: Gjykimin e procedimit penal me nr. 178, të vitit 2020, ndaj të pandehurve si më sipër, me akuzat respektive.
BAZA LIGJORE: Neni 333 i Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata duke iu referuar akteve të dosjes, konstatoi se për të pandehurit Klodian Zoto, Erjon Murataj, Loran Dusha, Arbër Denizi, Juri Ymeraj janë caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar masat e sigurimit personal “arrest në burg” të pa ekzekutuara deri në ketë fazë të procedimit.
Në këto kushte gjykata, në referim të parashikimeve të nenit 140, pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, krahas mënyrave të tjera të njoftimit, vlerëson të nevojshëm afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit, me qëllim njoftimin efektiv të tyre për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore.
Sa më sipër, në zbatim të nenit 140, pika 5 të K.Pr.Penale, Gjykata urdhëron:
- Afishimin e aktit të njoftimit, në faqen e internetit dhe këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurit:
- KLODIAN ZOTO, i biri i Agim dhe i Valentina, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore” në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, 25, 244, 245, 25, 164/a, 143/3, 25, 144/a, 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i I-rë, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- LORAN DUSHA, i biri i Kleanthi dhe i Laureta, i datëlindjes 18.11.1983, lindur në Lushnje, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25 dhe 287 paragrafi 1, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- ARBËR DENIZI, i biri i Edmond dhe i Dhurata, i datëlindjes 07.08.1984, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal.
- JURI YMERAJ, i biri i Petrit dhe i Merita, i datëlindjes 01.07.1989, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, masa e sigurimit “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal.
- ERJON MURATAJ, i biri i Selman dhe i Ervehe, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” (e paekzekutuar), Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
- Njoftohen të pandehurit si më sipër, se seanca gjyqësore do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 10.07.2023, ditë e Hënë, ora 10:00.
Bëjmë me dije se mosparaqitja në seancë gjyqësore passjell zhvillimin e gjykimit në mungesë.
- Ngarkohet kryesekretaria e Gjykatës për marrjen e masave për publikimin e aktit të njoftimit në faqen e internetit të gjykatës si dhe afishimin e tij në këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe për njoftimin e gjykatës për veprimet e kryera, para datës së caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore.
GJYQTARE
RUDINA PALLOJ