Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Kreshnik Haxhiaj (Haxhija)

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 8/64 Akti                                                                         Tiranë, më datë 28.04.2023

Lënda:            Për njoftimin me shpallje publik për të pandehurin Kreshnik Haxhiaj.

KRYE/SEKRETARISË SË GJYKATËS.

datë 18.05.2023, ora 09.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca, për kërkesën penale me:   

Kërkues:                               Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfaqësuar në kërkesë nga prokurori Ols Dado.

Me Objekt:                           Kërkesë për dërgimin në gjyq të proçedimit penal Nr.234, të vitit 2021, me të pandehur Kreshnik Haxhiaj (alias Kreshnik Haxhija).

I pandehur:                          Kreshnik Haxhiaj (Haxhija), i biri i Isa dhe i Shpiponjë, i dtl. 18.12.1986, lindur dhe banues në Bajram Curri, rruga “Agim Ramadani”, Nd.013, Tropojë, me shtetësi shqiptare, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg në mungesë”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.   

                                                

Akuzuar:                              Për kryerjen e veprës penale Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a i K.Penal.

Gjykata bazuar në nenin 140 të K.Pr.Penale,

URDHËRON

  1. Njoftimin me afishim shpallje publike të të pandehurit të mëposhtëm:

Kreshnik Haxhiaj (Haxhija), i biri i Isa dhe i Shpiponjë, i dtl. 18.12.1986, lindur dhe banues në Bajram Curri, rruga “Agim Ramadani”, Nd.013, Tropojë, me shtetësi shqiptare, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg në mungesë”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e paekzekutuar, për zhvillimin e gjykimit të Seancës Paraprake në ngarkim të tij, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke iu komunikuar zhvillimi i seancës në datë 18.05.2023, ora 09.00.

2. Krye/Sekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet që të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës, njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Kreshnik Isa Haxhiaj (Haxhija).

3. Të njoftohet Gjykata, për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore e cila është caktuar për t’u zhvilluar në datë 18.05.2023, ora 09.00.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!         

                                                           GJYQTAR

                                                                                                         ERJON BANI