Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 112  Regj. Themeltar                                                                 Tiranë, më datë 28.12.2023

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit për personat nën hetim

                                                                                      Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 17.01.2024 ora 14:00 është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për kërkesën penale me nr. regj. themeltar 112, datë regjistrimi 24.11.2023, që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Elida Kaçkini dhe Alfred Shehu.

OBJEKTI:                       Pushimin e hetimeve në kuadër të proçedimit penal nr. 252/1/1, të vitit 2022 në ngarkim të personave nën hetim Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë peronave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar criminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të K.Penal, në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi.

BAZA LIGJORE:           Neni 328/1/dh dhe neni 329/a e vijues të K.Pr.Penale.

Gjykata duke iu referuar akteve të dosjes, konstatoi se për personat nën hetim Lulzim Berisha dhe

Plaurent Dervishaj, janë caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar masat e sigurimit personal “arrest në burg” të paekzekutuar.

Referuar faktit se këta persona nën hetim nuk janë paraqitur në seancën e kaluar paraprake e dhe nuk konfirmohet marrja dijeni e tyre, në referim të parashikimeve të nenit 140, pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, krahas mënyrave të tjera të njoftimit, vlerëson të nevojshëm afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit, me qëllim njoftimin efektiv të tyre për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 140, pika 5 të K.Pr.Penale, Gjykata urdhëron:

-  Afishimin e aktit të njoftimit, në faqen e internetit dhe këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurit:

  • Lulzim BERISHA i biri i Adem dhe i Rabije, i datëlindjes 13.05.1971, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë, i divorcuar, me shtetësi shqiptare, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” të paekzekutuar,

  • Plaurent Dervishaj i biri i Njazi dhe i Liljana, i datëlindjes 02.12.1972, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë, i divorcuar, me shtetësi shqiptare, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” të paekzekutuar.

- Njoftohen personat nën hetim sa më sipër, se seanca paraprake do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 17.01.2024 ora 14:00.

Bëjmë me dije se mosparaqitja në seancë gjyqësore passjell zhvillimin e gjykimit në mungesë.

- Ngarkohet kryesekretaria e Gjykatës për marrjen e masave për publikimin e aktit të njoftimit në faqen e internetit të gjykatës si dhe afishimin e tij në këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe për njoftimin e gjykatës për veprimet e kryera, para datës së caktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ