Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Maridian Sulaj, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Fatmir Minaj.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.43/130 Akti                                                                              Tiranë, më 26.03.2024

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit:

          Maridian Sulaj, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Fatmir Minaj

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 07.05.2024 ora 12:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për çështjen penale që i përket:

KËRKUES:   Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

KUNDËR TË PANDEHURVE:                 1. Maridian Sulaj

                                                                        2. Moisi Habilaj

                                                                        3. Nezar Seiti

                                                                        4. Fatmir Minaj                    

AKUZUAR:

Të pandehurit Maridian Sulaj, Nezar Seiti dhe Fatmir Minaj për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4, 333/a/2, 334/1 të K.Penal.

I pandehuri Moisi Habilaj për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 22, 283/a/1 dhe 28/4, 333/a/1, 334/1 të K.Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit: Maridian Sulaj, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Fatmir Minaj, për t’u paraqitur në seancë gjyqësore me datë 07.05.2024, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit do të bëhet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit të afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon, këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës. Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin për të pandehurit Maridian Sulaj, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Fatmir Minaj.

  1. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 07.05.2024, ora 12:00.

GJYQTARE

ELSA ULLIRI