Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodjan Zoto

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 70 Akti                                                                              Tiranë, me datë 30.03.2023

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodjan Zoto

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 07.04.2023 ora 14:30, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për çështjen penale që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI:                       Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve:

  • Lefter Koka

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 248 e 25,260, të Kodit Penal, si dhe  “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.

  • Alqi Bllako
  • Pëllumb Abeshi
  • Bardhul Çabiri
  • Serafin Papa
  • Etleva Kondi
  • Jonida Zeqo

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim,parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

  • Mirel Mërtiri
  • Stela Gugallja
  • Klodjan Zoto
  • Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk
  • Shoqëria tregtare “Intergrated Technology Services” shpk

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 245 e 25, të Kodit Penal, si dhe  “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit: Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodjan Zoto, për t’u paraqitur në seancë gjyqësore me datë 07.04.2023, ora 14:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit do të bëhet në qendrën administrative të lagjes ose të fshatit ku i pandehuri banon ose punon. Lajmërimi i depozitimit të afishohet në portën e shtëpisë së të pandehurit ose të vendit ku punon, këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës. Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin për të pandehurit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodjan Zoto.

  1. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 07.04.2023, ora 14:30.

GJYQTARE

ELSA ULLIRI