NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: PERSONIN JURIDIK ''INTEGRATED TECHNOLOGY SERVICES'' SH.P.K, PERSONIN JURIDIK ''ITNEG'' SH.P.K, PERSONIN JURIDIK ''PUPA SERVICES'' SH.P.K, PERSONI JURIDIK ''FROGGY'' SH.P.K,
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr 72 Regj. Themeltar Tiranë, më 25.07.2023
Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit, personin juridik «Integrated Technology Services » sh.p.k, personin juridik «ITNEG» sh.p.k, personin juridik «Pupa Services » sh.p.k, Personi juridik “Froggy” sh.p.k,
KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË
Me datë 06.09.2023, ditë e Mërkurë, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për çështjen penale me:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
OBJEKTI: Gjykimin e çështjes penale me nr proçedimi penal 179, të vitit 2020, ndaj të pandehurve me akuzat respektive.
BAZA LIGJORE: Neni 333 i Kodit të Procedurës Penale.
- Personi juridik «Integrated Technology Services » sh.p.k, me Nipt L02302032C, me seli në adresën Rr «Abdi Toptani », godina « Torre Drin », nr.31/1, Tiranë me administrator të caktuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, shtetasin Farudin Arapi, Akuzuar : Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245,25, 143/3, 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287 paragrafi i I, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
- Personi juridik «Itneg » sh.p.k, me Nipt L71323037O, me seli në adresën: Njësia Bashkiake nr. 8, rruga «Dervish Luza», nr.27, Tiranë, me administrator shtetasin Gentian Zifla, Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a, 25 i Kodit Penal.
- Personi juridik «Pupa Services » sh.p.k, me Nipt L62409501B, me seli në adresën: Spitallë, km1, godinë 1 katëshe, nr.12/2, Durrës, me administrator shtetasin Tahir Afmataj Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a, 25 i Kodit Penal.
- Personi juridik “Froggy” sh.p.k, me Nipt L57108231A, me seli në adresën rruga: «Nacionale Vlorë-Drashovicë km 11», lagjia «Kallafet», Nr.pasurie 5/1, Kote, Vlorë, me administrator shtetasin Regan Merdani,.Akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a, 25 i Kodit Penal,.
Gjykata, bazuar në nenin 140/a/2 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit persona juridik, shoqëritë personin juridik «Integrated Technology Services » sh.p.k, personin juridik «ITNEG» sh.p.k, personin juridik «Pupa Services » sh.p.k, Personi juridik “Froggy” sh.p.k., për t’u paraqitur në seancë gjyqësore me datë 06.09.2023, ditë e Mërkurë, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit të kryhet në adresën e deklaruar të selisë, këndin e afishimit të gjykatës dhe në faqen elektronike të saj, si dhe nëpërmjet afishimit në faqen elektronike të Qendrës Kombëtare të Bizneseve.
Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, do të vijojë gjykimi në mungesë.
PËR KËTO ARSYE:
Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2 të Kodit të Procedurës Penale
URDHËRON:
- Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurit persona juridik, personin juridik «Integrated Technology Services » sh.p.k, personin juridik «ITNEG» sh.p.k, personin juridik «Pupa Services » sh.p.k, Personi juridik “Froggy” sh.p.k. Bashkëngjitur njoftimit me shpallje publike të afishohet edhe kopja e letrës se të drejtave për të pandehurit/personit nën hetim në zbatim të neneve 34/a dhe 34/b të K.Pr.Penale
- Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 06.09.2023, ditë e Mërkurë, ora 10:00.
GJYQTARE
RUDINA PALLOJ