NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 142 Akti Tiranë më datë 30.12.2022
NJOFTIM ME SHPALLJE PËR SHOQËRINË TREGTARE “ALBTEK ENERGY” SHPK
Drejtuar : Kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
TIRANË
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ditën e premte, më datë 18.01.2023, ora 09.00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për çështjen penale që i përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
OBJEKTI: Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve :
- Lefter Koka
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 248 e 25,260, të Kodit Penal, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.
- Alqi Bllako
- Pëllumb Abeshi
- Bardhul Çabiri
- Serafin Papa
- Etleva Kondi
- Jonida Zeqo
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Mirel Mërtiri
- Stela Gugallja
- Klodjan Zoto
- Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk
- Shoqëria tregtare “Intergrated Technology Services” shpk
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 245 e 25, të Kodit Penal, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.
Bazuar në parashikimet e nenit 140/a/2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, njoftohet nëpërmjet afishimit në faqen zyrtare të Internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në këndin e njoftimeve:
Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk me seli në adresën: “Impianti i përpunimit të mbetjeve urbane”, Fushë Mbret, Elbasan, me ortak dhe administrator Stela Gugallja, aktualisht nën administrimin e AAPSK, në cilësinë e të pandehurit, për seancën paraprake që do të zhvillohet ditën e premte, më datë 18.01.2023, ora 09.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.
Bëjmë me dije se në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.
Ky njoftim afishohet në faqen zyrtare të internetit dhe në këndin e njoftimeve të Gjykatës.
GJYQTARE
RUDINA PALLOJ