Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk dhe Shoqëria tregtare “Intergrated Technology Services” shpk

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 70 Akti                                                                              Tiranë, me datë 30.03.2023

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit, persona juridik: Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk; Shoqëria tregtare “Intergrated Technology Services” shpk

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 07.04.2023, ora 14:30, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për çështjen penale që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI:                       Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve:

  • Lefter Koka

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 248 e 25,260, të Kodit Penal, si dhe  “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.

  • Alqi Bllako
  • Pëllumb Abeshi
  • Bardhul Çabiri
  • Serafin Papa
  • Etleva Kondi
  • Jonida Zeqo

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

  • Mirel Mërtiri
  • Stela Gugallja
  • Klodjan Zoto
  • Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk
  • Shoqëria tregtare “Intergrated Technology Services” shpk

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 245 e 25, të Kodit Penal, si dhe  “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140/a/2 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit persona juridik, shoqëritë Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk; Shoqëria tregtare “Intergrated Technology Services” shpk, për t’u paraqitur në seancë gjyqësore me datë 07.04.2023, ora 14:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit  të kryhet në adresën e deklaruar të selisë, këndin e afishimit të gjykatës dhe në faqen elektronike të saj, si dhe nëpërmjet afishimit në faqen elektronike të Qendrës Kombëtare të Bizneseve.

 Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a pika 1 të K.Pr.Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2  të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurit persona juridik, shoqëritë Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk; Shoqëria tregtare “Intergrated Technology Services” shpk
  2. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 07.04.2023, ora 14:30.

GJYQTARE

ELSA ULLIRI