Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” shpk

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.  142 Akti                                                                                  Tiranë më datë 30.12.2022

NJOFTIM ME SHPALLJE PËR SHOQËRINË TREGTARE “INTEGRATED TECHNOLOGY SERVICES” SHPK

Drejtuar :         Kryesekretarisë së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

TIRANË

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ditën e premte, më datë 18.01.2023, ora 09.00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për çështjen penale që i përket:

KËRKUES:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

OBJEKTI:                       Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve :

  • Lefter Koka

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 248 e 25,260, të Kodit Penal, si dhe  “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.

  • Alqi Bllako
  • Pëllumb Abeshi
  • Bardhul Çabiri
  • Serafin Papa
  • Etleva Kondi
  • Jonida Zeqo

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

  • Mirel Mërtiri
  • Stela Gugallja
  • Klodjan Zoto
  • Shoqëria tregtare “Albtek Energy” shpk
  • Shoqëria tregtare “Intergrated Technology Services” shpk

AKUZUAR:                    Për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 245 e 25, të Kodit Penal, si dhe  “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/a/b të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim” ,sipas Nenit 287/2 të Kodit Penal.

Bazuar në parashikimet e nenit 140/a/2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, njoftohet nëpërmjet afishimit në faqen zyrtare të Internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në këndin e njoftimeve:

Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” shpk, me seli në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali”,Pallati F&G,Ap.15, Tiranëme ortak të vetëm dhe administrator Klodian Zoto, aktualisht nën administrimin e AAPSK, në cilësinë e të pandehurit, për seancën paraprake që do të zhvillohet ditën e premte, më datë 18.01.2023, ora 09.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Bëjmë me dije se në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës, në referim të nenit 332/a, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, do të vijojë gjykimi në mungesë.

Ky njoftim afishohet në faqen zyrtare të internetit dhe në këndin e njoftimeve të Gjykatës.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ