Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: “Sili” Sh.P.K; “J.P.Y” Sh.P.K; “Pivot 04” Sh.P.K; “Frogy 03” Sh.P.K; Integrated Technology Waste Treatment Fier” Sh.P.K; “Best Services” Sh.P.K; “Leli-17” Sh.P.K; “R.B General Servis” Sh.P.K dhe “RSI

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.84 Akti                                                                                          Tiranë, më 17.07.2023­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­

 

                                                                            

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit, person juridik “Sili” Sh.P.K; “J.P.Y” Sh.P.K; “Pivot 04” Sh.P.K; “Frogy 03” Sh.P.K; Integrated Technology Waste Treatment Fier” Sh.P.K; “Best Services” Sh.P.K; “Leli-17” Sh.P.K; “R.B General Servis” Sh.P.K dhe “RSI &T Group” Sh.P.K.

                     

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLË SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

datë 31.07.2023, ditë e hënë, ora 14:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e çështjes penale që u përket:    

                                        

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

NË NGARKIM TË PANDEHURVE:

1.Etleva Kondi, e bija e Goxho dhe e Vitori, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore e padënuar.

Akuzuar se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 248, 25, 259 i Kodit Penal(kjo e fundit sipas ligjit favorizues nr.144/2013);

2.Arenc Myrtezani, i biri i Bilal dhe i Marinaqi, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar.

Akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 245, 25, 143/3, 25, 144/a, 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

3.Giuseppe Ciaffaglione, i biri i Mario dhe i Lina, i datëlindjes 24.04.1968, lindur dhe banues në Itali, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi italiane, me gjendje gjyqësore i padënuar.

Akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal;

4.Personi juridik “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, me Nipt L62205045F, me seli qëndrore në Tiranë.

Akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25, 143/3, 25 i Kodit Penal, si dhe edhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”  parashikuara nga neni 287 paragrafi 1, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal;

5.Personi juridik “Sili” sh.p.k, me Nipt L62123502B, me seli qëndrore në Durrës.

Akuzuar se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal;

6.Personi juridik “J.P.Y” sh.p.k, me Nipt L61705506F, me seli qëndrore në Durrës.

Akuzuar se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal;

7.Personi juridik “Pivot 04” sh.p.k, me Nipt L62128504T, me seli qëndrore në Durrës.

Akuzuar se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal;

8.Personi juridik “Best Services”sh.p.k, me Nipt L62421004J, me seli qëndrore në Tiranë.  Akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a, 25 i Kodit Penal;

9.Personi juridik “Forggy 03”sh.p.k, me Nipt L68502501E, me seli qëndrore në Lezhë. Akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal;

10.Personi juridik “General Servis”sh.p.k, me Nipt L61327018E, me seli qëndrore në Tiranë. Akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal;

11.Personi juridik “Leli-17” sh.p.k, me Nipt L71414037S, me seli qëndrore në Tiranë.

Akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal;

12.Personi juridik “RSI & T Group”sh.p.k, me Nipt L62214022M, me seli qëndrore në Tiranë. Akuzuar se ka kryer veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a,25 i Kodit Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140/a pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, vlerëson të nevojshme njoftimin e datës së seancës gjyqësore 31.07.2023, ditë e hënë, ora 14:30,  nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit për të pandehurit persona juridik e konkretisht: “Sili” Sh.P.K, “J.P.Y” Sh.P.K, “Pivot 04” Sh.P.K, “Frogy 03” Sh.P.K, Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” Sh.P.K, “Best Services” Sh.P.K, “Leli-17” Sh.P.K, “ R.B General Servis” Sh.P.K dhe “RSI &T Group” Sh.P.K, në adresën e deklaruar të selisë, këndin e afishimit të gjykatës dhe në faqen elektronike të saj, si dhe nëpërmjet afishimit në faqen elektronike të Qendrës Kombëtare të Bizneseve.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2  të Kodit të Procedurës Penale

                                  URDHËRON:

Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:

  1. në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
  2. në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurit persona juridik: “Sili” Sh.P.K; “J.P.Y” Sh.P.K; “Pivot 04” Sh.P.K; “Frogy 03” Sh.P.K; Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” Sh.P.K; “Best Services” Sh.P.K; “Leli-17” Sh.P.K; “R.B General Servis” Sh.P.K dhe “RSI &T Group” Sh.P.K

Bashkëngjitur njoftimit me shpallje publike të afishohet edhe kopja e letrës së të drejtave për të pandehurit në zbatim të neneve 34/a dhe 34/b të K.Pr.Penale.

GJYQTARE

Flora Hajredinaj