Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Sokol XHURA dhe Akil KULLA

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.12 Akti                                                                                             Tiranë më datë 25.10.2023

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e të pandehurve Sokol Xhura dhe Akil Kulla, nëpërmjet shpalljes publike”.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sokol Xhura dhe Akil Kulla.                                                    

Bazuar në nenin 179 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të subjektit, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në 179 të Kodit të Procedurës Civile.

U R D H Ë R O N

- Afishimin e aktit të njoftimit, në faqen e internetit dhe këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurit:

  1. Sokol Xhura, i biri i Ismail dhe i Zeliha, i datëlindjes 16.03.1978, lindur dhe banues në Tiranë, Rr. “Hysen Xhura”, pallati i kompleksit “Xhura”, me shtetësi shqiptare, i padënuar, me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 03.11.2023, ditë e Premte, ora 09:00, si i pandehur në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë paraprake në ngarkim të tij.

  1. Akil Kulla, i biri i Enver dhe i Hajrie, i datëlindjes 28.06.1984, lindur dhe banues në Tiranë, me shtetësi shqiptare, i padënuar, me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 03.11.2023, ditë e Premte, ora 09:00, si i pandehur në seancë gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, seancë paraprake në ngarkim të tij.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në Zyrën e Gjendjes Civile, Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë, pranë vendbanimit të të pandehurve si dhe në portën e shtëpisë së tyre.

 GJYQTARE

  Etleva DEDA