Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cvelo.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr. 57 Akti                                                                             Tiranë, më datë 22.04.2024

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cvelo.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR TIRANË

datë 13.06.2024 ora 14:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake për shqyrtimin e çështjes penale me nr. 57 Akti, datë regjistrimi 16.02.2024, datë shortimi 11.04.2024 ora 09:41 minuta, me:    

                                        

KËRKUES:    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e përfaqësuar nga prokurorër Dritan Prençi dhe Vladimir Marra.

                                                           

OBJEKTI:        Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 249 të vitit 2020 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve :

I PANDEHUR: 1. Tomi Hila, i biri i Fatos dhe i Habibe, i datëlindjes 18.02.1983, lindur në Dardhë, Librazhd dhe banues në Dardhë, Nd. 116, Hotolisht, Librazhd, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i hetuar me masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (e pa ekzekutuar), caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar me vendimin nr. 70, dt. 23.06.2023.

I AKUZUAR:   Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

i PANDEHUR: 2. Leonard Nergjoni, i biri  i Islam dhe i Qamile, i datëlindjes 22.05.1977, lindur në Pishkash, Librazhd dhe banues në Pishkash, Qukës, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i hetuar me masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (e pa ekzekutuar), caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 70, dt. 23.06.2023.

I AKUZUAR:   Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

i PANDEHUR:  3. Artin Kurti, i biri i Ramazan dhe i Nazmie, i datëlindjes 26.02.1984, lindur në Pishkash, Librazhd dhe banues në Pishkash, Qukës, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i hetuar me masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (e pa ekzekutuar), caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar me vendimin nr. 70, dt. 23.06.2023.

I AKUZUAR:    Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

i PANDEHUR:   4. Astrit Miska, i biri i Ramdan dhe i Salushe, lindur në Prevall, Librazhd, dhe banues në Shkollës, Nd. 25, H. 1, Librazhd, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i hetuar me masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (e paekzekutuar), caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar me vendimin nr. 70, dt. 23.06.2023.

I AKUZUAR:      Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

i PANDEHUR:   5. Ervis Cvilo, i biri i Petraq dhe i Krisanthi, i datëlindjes 03.03.1983, lindur në Elbasan dhe banues në Lgj. ”11nëntori”, Rr. ”Ibrahim Dinçi”, Nd. 576/2, Elbasan, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i hetuar me masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (e pa ekzekutuar), caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar me vendimin nr. 70, dt. 23.06.2023.

I AKUZUAR:      Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Neni 331 e vijues i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata, bazuar në nenin 140/5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit Gernard Beu, Emirjan Beu, Dorian Beu, Syrjan Tola, Ramazan Grada, Igli Lala, Saimir Prenga, Rexhep Dallupi, Enkeleda Bakalli, Alfred Luli, Renato Zefi dhe Eledjo Dedej, për t’u paraqitur në seancën paraprake më datë 23.02.2024 ora 14:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Afishimi i njoftimit të kryhet në adresën e deklaruar, në këndin e afishimit të gjykatës si dhe në faqen elektronike të saj.

Në rast mosparaqitje në datën dhe orën e caktuar për zhvillimin e seancës paraprake, do të vijojë gjykimi në mungesë.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale

URDHËRON:

  1. Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të pandehurit Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cvelo.
  2. Bashkëngjitur njoftimit me shpallje publike të afishohet edhe kopja e letrës se të drejtave për të pandehurit në zbatim të neneve 34/a dhe 34/b të K.Pr.Penale.
  3. Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 13.06.2024 ora 14:00.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ