Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Tor Sherri (Vitor) dhe Danjel Lalaj.

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 64 Akti                                                                           Tiranë, me datë   23.04.2024

Lënda:  Për afishimin e aktit të njoftimit të të pandehurve Tor Sherri (Vitor) dhe Danjel Lalaj.

KRYESEKRETARISË PRANË KËSAJ GJYKATË

datë 07.05.2024, ora 13.30, në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore me:

KËRKUESE:                      Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e përfaqësuar nga prokurorët Elida Kaçkini.

OBJEKTI:                             Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr.251/2020 ndaj të pandehurve Danjel Lalaj dhe Tor Sherri (Vitor).

Të AKUZUAR:                     Për kryerjen e veprave penale  të “ Kultivim i bimëve narkotike ”, parashikuar nga neni 284/1 dhe 28/4 të K.Penal ,në kuadër të grupit të strukturuar kriminal,”Prodhim dhe shitja e bimëve narkotike”  parashikuar nga nenet 28/4 të K.Penal në kuadër të grupit të strukturuar kriminal  “Grupi  strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal “ parashikuar nga neni 334/1 I K.Penal.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit me shpallje publike për të pandehurit Tor Sherri (Vitor) dhe Danjel Lalaj, në Njësinë Administrative Shënkoll, Lezhë,  në Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë si dhe afishimin e aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”,

URDHËRON

Kryesekretaren pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, urdhërin për njoftimin e të pandehurve Tor Sherri (Vitor) dhe Danjel Lalaj.

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 07.05.2024, ora 13:30.

GJYQTARE

LULJETA KOLE