Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Veip Ormënaj dhe Selvete Alija

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.36 Akti                                                                                                              Tiranë, më 25.09.2023

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e shtetasve Veip Ormënaj dhe Selvete Alija, nëpërmjet shpalljes publike”.

KRYESEKRETARISË SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLË SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,datë 10.10.2023, ditë e martë, ora 11:00, do të shqyrtohet kërkesa penale që i përket:

Kërkues:                     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Vladimir Mara.

Objekti:                      Konfiskimin e pasurie:

1. Pasuria nr.205/4/1+1-1, volumi 13, faqe 212, zona kadastrale 3140, pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 220.80 m2.

2. Pasuria nr.205/4/1+1-2, volumi 13, faqe 213, zona kadastrale 3140, pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 216.50 m2.

3. Pasuria nr.205/4/1+2-1, volumi 13, faqe 220, zona kadastrale 3140, pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 47.50 m2.

4. Pasuria nr.205/4/1+2-2, volumi 13, faqe 221, zona kadastrale 3140, pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 44.30 m2.

5. Pasuria nr.205/4/1+2-3, volumi 13, faqe 222, zona kadastrale 3140, pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 48 m2.

6. Pasuria nr.205/4/1+3-6, volumi 13, faqe 242, zona kadastrale 3140, pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 58.70 m2.

7. Pasuria nr.205/4/1+3-2, volumi 13, faqe 238, zona kadastrale 8602, pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 46.30 m2.

8. Pasuria nr.205/4/1+2-13, volumi 15, faqe 181, pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93 m2.

9. Depozita në shumën prej 190.013.78 Euro, në llogarinë bankare në emër të shtetasit Veip Ormënaj, me nr.AL47902262580252030027231872, pranë OTP Bank.

10.Depozita në shumën prej 68, 987.00 Euro në llogarinë në emër të  shtetases Selvete Alija, e datëlindjes 25.6.1980 me nr. AL089022625802510301866073713, pranë OTP Bank.

Kundër shtetasve:       1. Veip Ormënaj, i biri i Divit, dhe i Jeta, i dtl 27.04.1976.

                                      2. Selvete Alija, e bija e Ermela dhe e Kadime, e dtl 25.06.1980.

Baza Ligjore:              Ligji nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e Krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar.

Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e shtetasve Veip Ormënaj dhe Selvete Alija, në adresën e dhëna brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtyre shtetasve, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit/njoftimeve dhe në faqen e internetit të Gjykatës, sikurse edhe pranë Njësisë Administrative pranë së cilës gjendet vendbanimi i këtyre shtetasve, si dhe në portën e banesës së tyre.                                                      

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2  të Kodit të Procedurës Penale

                                  URDHËRON:

Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:

  1. në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
  2. në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për shtetasit Veip Ormënaj dhe Selvete Alija.

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ