Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E: Ylli Nazellari

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.54 Akti                                                                                                    Tiranë, më 28.02.2024

                                   

Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake për të pandehurin Ylli Nazellari.

KRYESEKRETARISË

datë 13.03.2024, ditë e mërkurë, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e çështjes penale që i përket: 

                                          

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

NË NGARKIM TË PANDEHURVE:

1. Ilir Kapetani, i biri i Kiços dhe i Violetës, i datëlindjes 20 Dhjetor 1969, lindur dhe banues në Tiranë, me adresë Rr. “Sulejman Delvina” me numër personal G91220121I, me gjendje familjare i divorcuar me një fëmijë, i hetuar nën masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Akuzuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 259 i Kodit Penal të vjetër para ndryshimeve të bëra në vitin 2021, 9 (nëntë herë), në lidhje me shumat e marra nga shtetasit Heqerem Blacëri, Pandeli Thanas, Habil Zerani, Ylli Nazellari, Minir Shaholli, Denis Lika, Artur Gashi, Dylaver Dervishi dhe Shegë Sajkollari, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal aktual si dispozitë favorizuese, 10 (dhjetë herë) në lidhje me shumat e marra nga shtetasit Xhoinaldo Voci, Gëzim Teta, Arben Haxhija, Jovan Zaka, Luan Alku,  Valbona Bablusha, Ilir Keqi, Rezarta Mëneri, si dhe për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal 3 (tre herë) aktual për shumat e marra nga shtetasit Vladimir Zoto, Ilir Lamçe dhe Altin Bejtaga.

2. Denis Lika, i biri i Arbenit dhe i Brunildës, i datëlindjes 01 Mars 1990, lindur ne Korçë dhe banues ne Rruga “Gaqo Qeleshi”, Bashkia Korçë, me vendqëndrim në Tiranë në adresën Rr.“Robert Zhvarc” përbri Kristal Center, Pallati 36, Hyrja 4 Tiranë, me Nr.Personal J00301112G, me gjendje civile beqar, me arsim tetë klasë i papunë, i hetuar fillimisht në masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, nga data 20 Mars 2023 deri në datën 12 Shtator 2023 caktuar me vendimin Nr. 20, datë 16 Mars 2023 dhe Nr.375 datë 12 Shtator 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr.43/2021.

3. Dylaver Dervishi, i biri i Asllanit dhe i Eminesë, i datëlindjes 18 Shkurt 1950, lindur dhe banues në Karpen Durrës, me arsim shtatë klasë, me gjendje familjare i martuar, me pesë fëmijë, me arsim te mesëm, me Nr. Personal F00218020G,  i hetuar nën masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale caktuar me vendimin Nr.26, datë 22 Mars 2023.

Akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 Kodit Penal të vjetër para ndryshimeve të vitit 2021.

4. Ilir Lamçe, i biri i  Tomorrit dhe i Xhevrikos, i datëlindjes 20 Mars 1960, lindur dhe banues në Korçë, emigrant, i padënuar, me Nr Personal G00320160C, me gjendje civile i martuar me dy fëmijë, i hetuar në gjendje të lirë, në mungesë.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal aktual.

5. Xhoinaldo Voci, i biri i Fatmirit dhe i Ardjanës, i datëlindjes 30 Korrik 1993, lindur në  Durrës dhe banues në Durrës, me adresë Rr. “Kinema Gloria”, me Nr Personal J30730065M, me gjendje civile beqar, me arsim të mesëm, i hetuar nën masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”  parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin Nr. 20 datë 16 Mars 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, parashikuar nga neni  244 paragrafi i parë i Kodit Penal aktual, si dispozitë favorizuese në bazë të nenit 3/3 të Kodit Penal.

6. Gëzim Teta, i biri i Sabriut  dhe i Hames, i datëlindjes 15 Prill 1968, lindur në  Fushë Krujë dhe banues në Njesia Administrative Nr. 11, Rruga “Koli Bano”, Bashkia Tiranë, me Nr Personal G80415128B, me gjendje civile i martuar, i punësuar me kohë të pjeshshme në emigracion, i hetuar nën masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin Nr.20, datë 16 Mars 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, parashikuar nga neni  244 paragrafi  parë  i Kodit Penal aktual.

7. Luan Alku, i biri i Ismetit dhe  i Servetes, i datëlindjes 09 Prill 1955, lindur Kllobçisht dhe banues ne Tiranë, zona e Quajtur Oxhaku,  Rruga “Zihni Sako”, Kompleksi “Rinia 2004” Shkalla 1 Ap. 8, me Nr. Personal F50409090P, me gjendje familjare i ve me dy fëmijë, me arsim të mesëm, i hetuar nën masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”  parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin Nr. 20, datë 16 Mars 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, parashikuar nga neni  244 paragrafi i parë i Kodit Penal aktual, si dispozitë favorizuese në bazë të nenit 3/3 të Kodit Penal.

8. Jovan Zaka, i biri i Petro  dhe i Dile, i datëlindjes 03 Shtator 1958, lindur në  Shijak dhe banues në Rruga “Myfti Kodra”, Bashkia Durrës, me Nr Personal F80903089N, me gjendje civile i martuar, me dy fëmijë, i hetuar nën masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin Nr. 20 datë 16 Mars 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni  244 paragrafi  parë  i Kodit Penal aktual.

9. Arben Haxhija, i biri i Musait dhe i Hasimesë, i datëlindjes 19 Prill 1971, lindur në  Durrës dhe banues në Durrës, me adresë Lagj. Nr.10, Rr.“Ibrahim Buzhiqi”, me Nr Personal H10419077N, me gjendje civile martuar me tre fëmijë, me arsim të mesëm, i hetuar nën masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”  parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin Nr. 20, datë 16 Mars 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, parashikuar nga neni  244 paragrafi i parë i Kodit Penal aktual, si dispozitë favorizuese në bazë të nenit 3/3 të Kodit Penal.

10. Valbona Bablusha, e bija e Xhaferrit dhe e Fatbardhës, e datëlindjes 02 Shkurt 1968, lindur në Tiranë, lindur dhe banuese në Tiranë, me adresë Rr. “Tish Daija, Njësia Administrative Nr. 05 Tiranë, Pallati Nr. 2, Shkalla Nr. Ap. 33, me Nr Personal G85202165N, me gjendje civile martuar me dy fëmijë,  me arsim i lartë, i hetuar nën masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”  parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin Nr. 20 datë 16 Mars 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, parashikuar nga neni  244 paragrafi i parë i Kodit Penal aktual, si dispozitë favorizuese në bazë të nenit 3/3 të Kodit Penal.

11. Ilir Keqi, i biri i Sulejmanit dhe i Safetes, i datëlindjes 25 Shkurt 1975, lindur në  Fushë Kruje, banues në Tiranë, me adresë Rr. “Spiro Çipi” Ndërtesa 11/1, banesë private, me Nr Personal H50225172H, me gjendje civile martuar me dy fëmijë me arsim të mesëm, i hetuar në gjendje të lirë.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni  244/1 Kodit Penal, si dispozitë favorizuese në bazë të nenit 3/3 të Kodit Penal.

12. Rezarta Mëneri, e bija e Mahmud dhe e Fatbardhës, e datëlindjes 26 Mars 1971, lindur dhe banuese në Tiranë, me adresë Rr. “Qemal Stafa”, Pall. Nr. 262/2, Kati 5 Hyrja Nr. 07, me gjendje familjare e martuar me dy fëmijë, me arsim të lartë Histori, e hetuar në gjendje të lirë, me Nr. Personal H15326141P.

Akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/1 dhe 3/3 Kodit Penal.

13. Lutfi Bollati, i biri i Abdurahmanit dhe i Hënës, i datëlindjes 02 Prill 1969, lindur dhe banues në Tiranë, me adresë Rr. “Kont Urani” Nr. 09 Tiranë, me numër personal G90402152C, me gjendje familjare i martuar me tre fëmijë, me arsim të mesëm, me profesion elektricist, i hetuar në gjendje të lirë.

Akuzuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 244/1 i Kodit Penal aktual.

14. Mikel Isufaj (Edi Isufaj), i biri i Mehmetit dhe Lazimes, i datëlindjes 20 Qershor 1980, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Tiranë, me adresë Rr. “Kristaq Kone”, banesa Nr. 41, me Nr Personal I00628196H, me gjendje civile martuar me tre fëmijë, me arsim tetëvjecar, i hetuar në gjendje të lirë.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni  244 paragrafi i parë i Kodit Penal aktual, si dispozitë favorizuese në bazë të nenit 3/3 të Kodit Penal.

15. Ylli Nazellari, i biri i Iljasit dhe i Resmies, i datëlindjes 19 Janar 1958, lindur në  Shijak dhe banues në Geshtenjas Pogradec me Nr Personal F80119120Q, me gjendje civile i martuar, me dy fëmijë, i hetuar në gjendje të lirë.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni  244  i Kodit Penal të vjetër para ndryshimeve të vitit 2021.

16. Minir Shaholli, i biri i Fiqiriut dhe i Naxhijes, i datëlindjes 12 Janar 1960, lindur në  Voskop Korçë dhe banues në Elbasan, Lagj. Skënderbe, Rr. “Iljaz Kosova” Nr.43,  me Nr Personal G00112158N, me gjendje civile martuar, me arsim tetëvjeçar, i hetuar në gjendje të lirë.

Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, parashikuar nga neni  244 Kodit Penal të vjetër para ndryshimeve të bëra në vitin 2021,  si dispozitë favorizuese në bazë të nenit 3/3 të Kodit Penal.

Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për kërkimin dhe njoftimin e të pandehurit Ylli Nazellari, i biri i Iljasit dhe i Resmies, i datëlindjes 19 Janar 1958, lindur në  Shijak dhe banues në Geshtenjas Pogradec, në adresën e dhënë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtij shtetasi, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të urdhërit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës, sikurse edhe pranë Njësisë Administrative pranë së cilës gjendet vendbanimi i këtij shtetasi, si dhe në portën e banesës së tij.       

                                               

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 /a pika 2  të Kodit të Procedurës Penale

                                   URDHËRON:

Kryesekretarinë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të afishojë:

  1. në këndin e afishimit/njoftimeve dhe
  2. në faqen e internetit të gjykatës njoftimin me shpallje publike për të Ylli Nazellari.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ