Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E personit të lidhur: Rachida Mghogh, Ines Lonneux, Pierrine Bodson DHE Stephanie Lemaitre

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.29 Akti                                                                                          Tiranë, më datë 22.04.2024

Lënda:            Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për subjektin DRIES LONNEUX dhe personave të lidhur me të Rachida Mghoghi, Ines Lonneux, Pierrine Bodson, Stephanie Lemaitre dhe Skenderije Lena.

KRYESEKRETARISË

    Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është sjellë për gjykim kërkesa penale që i përket:

KËRKUES:                                       Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar sipas kërkesës nga prokurori Ened Nakuçi.

                                                           

OBJEKTI:                                           Konfiskimin e pasurive të shtetasit Dries Lonneux dhe personave të lidhur me të Rachida Mghoghi, Ines Lonneux, Pierrine Bodson, Stephanie Lemaitre dhe Skenderije Lena.

KUNDËR SUBJEKTIT:              DRIES LONNEUX, i biri i Alain dhe i Rachida Mghoghi, i datëlindjes 27.04.1979, me kombësi belge, me dokument identifikimi me numër EP909787, me adresë Vieille rusde Geromont, 57 4170 Comblain – au – Pont. Detenu actuellement a la prison de Arion, Tue Leon Casstillhon 29, 6700 Arion.

PERSONA TË TRETË

TË LIDHUR ME SUBJEKTIN:  1. RACHIDA MGHOGHI, e datëlindjes 26.08.1955, shtetase belge, (e ëma), me adresë Rue des Champs, 70/21 4020 Liege.

2. INES LONNEUX, e bija e Dries, e datëlindjes 10.07.2003, shtetase belge, (e bija), me adresë Rue des Champs, 70/21 4020 Liege.

3. PIERRINE BODSON, e datëlindjes 01.06.1989, shtetase  belge (bashkëjetuesja), me adrese Rue de Geromont, 57 4170 Comblain-au- Pont.

4. STEPHANIE LEMAITRE, e datëlindjes 29.05.1973, shtetase belge (ish bashkëshortja).

5. SKENDERIJE LENA, e bija e Selman dhe e Velie, e datëlindjes  05.08.1970, e lindur në Kukur dhe banuese në Gramsh, me  numër personal H05805066S

BAZA LIGJORE:                 Ligji nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për  Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të  Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar.

Gjykata si u këshillua me çështjen objekt shqyrtimi, bazuar në nenin 140 pika 5 i K.Pr.Penale vendosi:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim subjektit DRIES LONNEUX, i biri i Alain dhe i Rachida Mghoghi, i datëlindjes 27.04.1979, me kombësi belge, me dokument identifikimi me numër EP909787, me adresë Vieille rusde Geromont, 57 4170 Comblain – au – Pont. Detenu actuellement a la prison de Arion, Tue Leon Casstillhon 29, 6700 Arion.dhe personave të lidhur me të:

  1. Rachida Mghoghi e datëlindjes 26.08.1955, shtetase belge, (e ëma), me adresë Rue des Champs, 70/21 4020 Liege.
  2. Ines Lonneux e bija e Dries, e datëlindjes 10.07.2003, shtetase belge, (e bija), me adresë Rue des Champs, 70/21 4020 Liege..
  3. Pierrine Bodson e datëlindjes 01.06.1989, shtetase  belge (bashkëjetuesja), me adrese Rue de Geromont, 57 4170 Comblain-au- Pont..
  4. Stephanie Lemaitre e datëlindjes 29.05.1973, shtetase belge (ish bashkëshortja) për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 24.06.2024 ora 11:00 nëpërmjet:

a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

RUDINA PALLOJ