NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E personit te trete: Shoqëria “Realiz” shpk
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.11/49 Akti Tiranë, më 29.01.2024
Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate.
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për personin e tretë Shoqëria “Realiz” shpk.
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, për shqyrtimin e çështjes penale kundër të pandehurve:
Kërkues: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,
Kundër shtetasit: Ramazan Keskin.
Objekti: Konfiskimin e pasurisë në zotërim të shtetasit Ramazan Keskin dhe familjarëve të tij.
Personi i lidhur: Juna Haka.
Person të tretë: Shoqëria “Global Leader in Sport (GLS)” shpk
Shoqëria “Realiz” shpk
Shoqëria “KESKINDAG” shpk
Baza Ligjore: Ligji nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e Krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Në seancën gjyqësore të datë 29.01.2024 gjykata ka vendosur:
Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të personin të tretë:
Shoqëria “Realiz” shpk, me administrator z. Andis Neli, me Nr. NIPT L71822022A, me adresë: Kashar, Katundi i Ri, Lagjja Valias, Rruga ''At Zef Pellumbi'', objekti nr.36, zk.2119, me nr.pasurie 128/1/3, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 12.02.2024, ditë e hënë, ora 09:30 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Seanca gjyqësore është caktuar për t’u zhvilluar më datë 26.02.2024, ditë e hënë, ora 09:30
GJYQTAR
ERJON ÇELA