Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E trashgimtarit të viktimës në proces, shtetasit turk SERDAL DURANAY

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 47 Akti                                                                              Tiranë, me datë 13.03.2024

U R D H Ë R

“Për njoftimin e trashëgimtarëve të viktimave dhe viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”

Në Gjykatën e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datë 15.01.2024, është regjistruar Seanca Paraprake me kërkues: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt:Kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr. 75/4 viti 2024 ndaj : të pandehurit Mikael Qosja (Kamami Stefo), i akuzuar për kryerje të veprave penale, të parashikuara në nenet 79/dh ,139,278/1 ,28/4 , 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Trashgimtari i Viktimës në proces:

  1. Shtetasi turk SERDAL DURANAY.

Për njoftimin e trashgimtarit të viktimës në proces, për caktimin e seancës paraprake në datë 28.03.2024, ora 14.30, për shkak të faktit të qëndrimit të  tij në Izmir ,Turqi, çmoj të nevojshme të aplikoj rregullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

URDHËRON

Shpalljen publike të njoftimit të trashgimtarit të viktimës në proces, shtetasit turk  SERDAL DURANAY, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën paraprake të caktuar për t’u zhvilluar në datë 28.03.2024, ora 14.30.

Trashëgimtarët e viktimave dhe viktimat në proces të paralajmërohen se, në rast mosparaqitje, seanca paraprake do të zhvillohet në mungesë të tyre.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

       GJYQTAR

     PAULIN ÇERA