Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN E viktimave në proces: Abedin Saliu, Kimete Truma, Zhyljeta Lamaj, Kydrete Arsi, Rudina Truma, Osman Truma

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

  Nr.105 Akti                                                                                              Tiranë, më datë 07.09.2022

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit të viktimave në proces, nëpërmjet shpalljes publike”.

Drejtuar: Kryesekretares pranë kësaj Gjykate

Në datë 28.09.2022, ditë e mërkurë, ora 09:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e çështjes penale, me:    

                                        

Kërkues:                    Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në ngarkim të të pandehurve:

                                    1.Viktor Bajraktari (Imeraj), i biri i Ymer dhe i Xhihane, i datëlindjes 26.07.1967, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë, i martuar me fëmijë, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

I akuzuar:                  Se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, “Falsifikimi i dokumenteve” në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal si edhe të veprës penale të “Futja, mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.

                                    2.Emiljano Shullazi, i biri i Hajdar dhe i Haxhire, i datëlindjes 24.04.1978, i martuar, lindur dhe banues në Tiranë,  i dënuar më parë, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

I akuzuar:                  Se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/1, 334/2 të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi.

                                    3.Indrit Taulla, i biri i Kujtim dhe i Hatije, i datëlindjes 11.04.1975, i martuar, lindur dhe banues në Durrës,  i dënuar më parë, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

I akuzuar:                  Se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi si dhe të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu,“Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal

                                    4. Lulzim Berisha, i biri i Adem dhe i Rabije, i datëlindjes 13.05.1971, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, i divorcuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, e paekzekutuar.

I akuzuar:                  Se ka kryer veprat penale të “Vrasjes me paramendim” në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 78/2, 76/22, 278/1, 28/4  dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

                                    5.Plaurent Dervishaj i biri i Njazi dhe i Liljana, i datëlindjes 02.12.1972, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, i divorcuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, e paekzekutuar.

I akuzuar:                  Se ka kryer veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.

6.Indrit Rusi, i biri i Abdyl dhe i Nexhmije, i datëlindjes 13.09.1981, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim 8-vjeçar, mbrojtur nga avokat i zgjedhur Detar Hysi, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

I akuzuar:                  Për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu,“Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.

                                    7.Luftar Reçi, i biri i Sulejman dhe i Paqize, i datëlindjes 12.05.1969, lindur në Kastriot, Dibër, hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, aktualisht duke vuajtur një dënim tjetër me burgim.

I akuzuar:                  Se ka kryer veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/2, 334/2 të Kodit Penal në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi si dhe të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Kledian (Klodian) Saliu,“Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Osman Truma, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 78/2, 76-22, 278/1, 28/4 dhe 334/1/2 të Kodit Penal.

Viktima të veprave penale:

Abedin Saliu, Kimete Truma, Zhyljeta Lamaj, Kydrete Arsi, Rudina Truma, Osman Truma.

Për njoftimin e viktimave në proces, për caktimin e seancës gjyqësore në datë 28.09.2022, ditë e mërkurë, ora 09:00,  gjykata çmon të nevojshme të aplikojë rregullimin ligjor të parashikuar në nenin 138 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet shpalljes publike.

PËR KËTO ARSYE

                     Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 138 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Shpalljen publike të njoftimit të viktimave në proces, përkatësisht të shtetasve Abedin Saliu, Kimete Truma, Zhyljeta Lamaj, Kydrete Arsi, Rudina Truma, Osman Truma, në këndin e njoftimit të gjykatës dhe në faqen e saj në internet, për seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 28.09.2022, ditë e mërkurë, ora 09:00.

Viktimat në proces të paralajmërohen se, në rast mosparaqitje, seanca gjyqësore do të zhvillohet në mungesë të tyre.

Për ekzekutimin e urdhërit, ngarkohet K/sekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJYQTARE

Flora Hajredinaj