Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR PER NJOFTIMIN e viktimes: IRFAN ARBEN AZIZI

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.8/84 Akti                                                                                        Tiranë, më datë 22.04.2022

Drejtuar:   Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit për viktimën IRFAN ARBEN AZIZI.

   

datë 05.05.2022, ditë e Enjte, ora 12:30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organzuar, Tiranë, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore me:

Kërkues:     Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

                     Tiranë.                       

Objekti:        Dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurëve:   

        • Talo Çela
        • Nuredin Dumani

Akuzuar:    Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4,

333/a/1, 334, 78/1-25, 22, 278/1 e 25 të K.Penal.

Në seancën gjyqësore të datës 20.04.2022, gjykata ka vendosur:

Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim viktimws në proçes Irfan AZIZI, i biri i Arben dhe i Dhurata, i datëlindjes 09.12.1989, lindur në Berat dhe banues në Poshnje Berat, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet datë 05.05.2022, ditë e Enjte, ora 12:30 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, b. në faqen e intërnetit të kësaj gjykate.

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të  Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e intërnetit të kësaj gjykate të shpalljes.

GJYQTARE

ETLEVA DEDA