Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR Seance paraprake, PER NJOFTIMIN E VIKTIMES: Shqiponja Hyseni

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.67 Akti                                                                                                   Tiranë, më 27.04.2022

Lënda:             Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën paraprake ndaj të viktimës së veprës penale Shqiponja Hyseni.

Drejtuar:        KRYESEKRETARISË

                                             K Ë T U

  

Në datë 11.05.2022, ditë e mërkurë, ora 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës penale, paraprake, me:    

                                        

KËRKUES:                Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

OBJEKT:                   “Dërgimin e çështjes për gjykim” (seancë paraprake)

NË NGARKIM TË TË PANDEHURVE:

1.Lavdosh Shehu, i biri i Refik dhe i Dije, datëlindja 12.08.1990, gjinia mashkull, gjendja civile i martuar, me një fëmijë, vendlindja Bicaj, Kukës, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

I AKUZUAR:             Për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i K.Penal (me ndryshimet e  pësuara deri me ligjin nr. 144/2013) e 25 i K.Penal,

2.Hamza Tola, i biri i Haxhiut dhe i Suzanës, datëlindja 13.12.1968, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, me adresë: Rruga Mine Peza, pallati nr. 242, kati i parë, shtetësi shqiptare, arsimi i mesëm, i padënuar, hetuar në gjendje të lirë.

I AKUZUAR:             Për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i K.Penal (me ndryshimet e pësuara deri me ligjin nr. 144/2013) e 25 i K.Penal,

VIKTIMË:                  Shqiponja Hyseni, e bija e Izet dhe e Rrape, datëlindja 15.11.1951, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, me adresë: Lagja “Don Bosko”, Rruga “Isuf Balta”, pallat, kati i parë, afër shinave të trenit.

URDHËROJMË:

Njoftimin e thirrjes për seancë gjyqësore (paraprake) të viktimës së veprës penale shtetases Shqiponja Hyseni, e bija e Izet dhe e Rrape, datëlindja 15.11.1951, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, me adresë: Lagja “Don Bosko”, Rruga “Isuf Balta”, pallat, kati i parë, afër shinave të trenit, lidhur me seancën gjyqësore, që do të zhvillohet në 11.05.2022, ditë e mërkurë, ora 13:00, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate. 

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

GJYQTARE

Flora Hajredinaj