Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR ne Gjykaten e posacme te apelit PER NJOFTIMIN E: Alket Hatija dhe Marsida Hatija (Bardheti) , Fitim Hatija

Logo koka dokumentit

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 75 (76007-00091-87-2004) Regj. Themeltar                                                                

Dt. Regj. 02.04.2024                                                              Data e urdhrit 05.04.2024

 

U R D H Ë R   T H I R R J E

Kryesuesja e Kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kolegj i krijuar sipas shortit elektronik nga gjyqtarët: Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani dhe Dhimitër Lara (anëtar), duke konstatuar se në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dërguar, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktet e procedimit dhe (1) ankimi/apeli i Alket Hatija dhe Marsida Hatija (Bardheti); (2) ankimi i Fitim Hatija ndaj vendimit nr.24, datë 31.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në zbatim të nenit 24, pika 3 të Aktit Normativ nr.1./2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër Terrorizmit, Krimit të organizuar, Krimeve të Rënda  dhe konsolidimit  të Rendit e Sigurisë Publike’,  i lidhur me nenin 460 të K.Pr.Civile,

CAKTOJ:  

I. Më datë 30.04.2024, ora 09:30 zhvillimin e gjykimit të çështjes me numër regjistri 140, datë 12.09.2023, që i përket si palë ndërgjyqësore të krijuar gjatë gjykimit në shkallë të parë:

KËRKUESE:     Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të                                           

Organizuar, përfaqësuar nga prokurorja Manjola Kajana.

OBJEKTI:

  • Konfiskimin e pasurive në zotërim të shtetasit Alket Hatija dhe personave të lidhur me të, e konkretisht:
  1. Pasuria e paluajtshme me nr. 58/191, zona kadastrale 8518, volumi 12, faqe 198, lloji i pasurisë “trual”, me sipërfaqe totale 320 m2, me adresë: Plazh, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Reshat Hatija.
  2. Pasuria e paluajtshme me nr. 58/100, zona kadastrale 8518, volumi 130, faqe 53, lloji i pasurisë “truall”, me sipërfaqe totale 495 ni2, nga e cila sipërfaqja prej 72 m2 ndërtesë 1 kat, me adresë: lagjja nr. 13, Plazh, Durrës, në pronësi te shtetasit Alket Reshat Hatija.
  3. Pasuria e paluajtshme me nr. 26/101-G25, zona kadastrale 8518, volumi 22, faqe 72, lloji i pasurisë “garazh”, me sipërfaqe totale 14.74 m2, me adresë: lagjja nr. 13, Plazh, Durrës, në pronësi të shtetases Marsida Sabri Hatija.
  4. Pasuria e paluajtshme me nr. 26/175+1-32, zona kadastrale 8512, volumi 47, faqe 187, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe totale 118 m2, me adresë: lagjja nr. 1, rruga "Taulantia", Durrës, në pronësi të shtetasit Fitim Reshat Hatija.

  1. Pasuria e paluajtshme e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 65 m2, me adresë: Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetasit Fitim Reshat Hatija, i cili ndodhet në katin e V- të mbi dyqan, në pallatin 5 (pesë) katësh + papafingo, me nr. 308/97, zona kadastrale 2291, volumi 18, faqe 55, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe totale 65 m2, të ndërtuar nga shoqëria "Hoxha - XH" sh.p.k.
  2. Objekt godinë banimi 3 (tre) katëshe, i legalizuar me lejen e legalizimit me nr. 156120, datë 04.04.2016, për pasurinë me nr. 4/355, zona kadastrale 8515, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 499 m2, me sipërfaqe ndërtimi 144 m2, me sipërfaqe banimi 507 m2, me adresë: lagjja nr. 14, Bashkia Durrës, në pronësi të shtetasit Fitim Reshat Hatija.
  3. Automjet i llojit “autoveturë”, i markës "BMW", tipi 730D, me targë AA642LH, me nr. shasie *WEBAGM21090DR51123*, me ngiyrë të zezë, i vitit të prodhimit 2003, në pronësi të Alket Reshat Hatija.
  4. Subjekti "Aquila Marble" sh.p.k., me nr. NIPTI L63007806Q, me adresë: rruga "Mak Albania", Golem, Kavajë, me status “aktiv”, 49% të kuotave që i përkasin shtetases Marsida Hatija.

SUBJEKTIT: Alket HATIJA, i biri i Reshat dhe Nadire, i datëlindjes 08.12.1973, banues në rruga “Pavarësia”, lagjja nr. 13, Plazh, Durrës.

PERSONA TË LIDHUR: 1. Marsida HATIJA (BARDHETI), i biri i Sabri dhe i Kujtime, e datëlindjes 22.11.1984, banuese në rrugën “Pavarësia”, lagjja nr. 13, Plazh, Durrës, me numër personal I46122042U, (bashkëshortja e subjektit);

2. Fitim HATIJA, i biri i Reshat dhe i Nadire, i datëlindjes 05.05.1970, banues në rrugën “Mbreti Dardanëve”, Durrës, me numër personal H00505119R, (vëllai i subjektit);

BAZA LIGJORE: Akt Normativ nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.

II. ANKUES: Alket Hatija dhe Marsida Hatija (Bardheti) [sipas prokurës së posaçme bashkëngjitur ankimit 727 rep. nr.321 kol. datë 23.02.2024, avokatët Baftjar Rusi dhe Enkeleda Hysa, Dhoma e Avokatëve të Juridiksionit të Rrethit Tiranë, ankimit 727 rep. nr.321 kol. datë 23.02.2024].

Fitim Hatija [sipas prokurës së posaçme 321 rep. nr.94 kol. datë 28.02.2024, bashkëngjitur ankimit avokate Anita Mica, Dhoma e Avokatëve të Juridiksionit të Rrethit Tiranë].

III.  Referuar pikës 5 të nenit 460 të K.Pr.Civile:

- Njoftimin për ditën dhe orën e gjykimit me shpallje në ambjentet e: (1) Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe në ambjentet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-  Njoftimi për ditën dhe orën e gjykimit me shpallje në faqen e internetit të: 1.Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe 2. të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

                                                                                                                                      RELATORE

    MILIANA MUÇA