Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER PROÇES GJYQSOR per njoftimin e shtetasit: Sotiraq Mone

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 47 Akti                                                                                            Tiranë me datë 16.03.2022

 

U R D H Ë R

 “Për njoftimin e  shtetasit Sotiraq Mone nëpërmjet shpalljes publike”.

Në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është paraqitur në seancë paraprake kërkesa penale me:

KËRKUES:       Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

OBJEKTI:         Pushimin e hetimeve te procedimit penal nr.178 të vitit 2019, pasi provohet 

                            se fakti nuk ekziston

BAZA LIGJORE: neni 328/1, shkronja “a” dhe 329/a e vijues te K.Pr.Penale

Referuar rezultateve të deritanishme njoftimi i shtetasit Sotiraq Mone, në cilësinë e kallëzuesit, nuk ka dhënë rezultate pozitive, Gjykata, bazuar në nenin 138 të Kodit të Proçedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit per shtetasin Sotiraq Mone në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e saj të internetit si dhe ne vendbanimin e shtetasit Sotiraq Mone në, bashkinë Fier.

  PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 138 të Kodit të Proçedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

 U R D H Ë R O N:

  1. Njoftimin e  shtetasit Sotiraq Mone nëpërmjet shpalljes publike pranë bashkisë Fier, me adrese: Lagjia: “Konferenca e Pezes”, bulevardi ‘Jakov Xoxa”, nr.79, shk.II, ap.8, Fier
  2. Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatën e Posaçmë të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  3. Seanca paraprake është caktuar për t’u zhvilluar në datë 30.03.2022, ditë e Mërkurë, ora 09:30, në Gjykatën e Posaçmë të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

GJYQTARE

ATALANTA ZEQIRAJ