NJOFTIM ME SHPALLJE PER SEANCE GJYQESORE NDAJ: ITALKROM dhe Brunilda Tafa
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.41/216 Akti Tiranë më 22.09.2021
Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për subjektet ITALKROM dhe Brunilda Tafa.
Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është sjellë për gjykim kërkesa penale me:
KËRKUES: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
OBJEKTI: Konfiskim pasurie sipas aktit normativ Nr.1 datë 31.01.2020 për “Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike”, ndaj subjektit Orges Jahelezi.
Në seancën gjyqësore të datës 13.07.2021, gjykata ka vendosur:
Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të subjektit Italkrom dhe Brunilda Tafa, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 28.09.2021, ditë e martë ora 14:00 nëpërmjet depozitimit a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
GJYQTARE
ILIRIANA OLLDASHI