NJOFTIM ME SHPALLJE PER SEANCE GJYQESORE NDAJ PERSONIT TE TRETE: Matteo Bortolussi
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.142 Regj.Them. Tiranë, më 22.09.2021
SHPALLJE
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndodhet për gjykim kërkesa me objekt: Konfiskimin e Pasurisë ndaj subjektit Roland Domi dhe familjarëve të tij, person i tretë: Matteo Bortolussi, bazë ligjore: Akti Normativ Nr.1 datë 31.01.2020 për “Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike”.
Nga të dhënat e mbledhura deri në këtë moment gjykimi, për njoftimin e personit të tretë Matteo Bortolussi, i biri i Secondo dhe i Daniela, i datëlindjes 26.02.1976, lindur në SAN VITO AL TAGLIAMENTO dhe banues në GRUARO (VE) ITALI, nuk kanë dhënë rezultat.
Ndodhur në kushtet e sipërcituara, Gjykata, bazuar në nenin 133/b pika 5 të Kodit të Procedurës Civile,
Vendosi:
Njoftimin e aktit, të palës së tretë, Matteo Bortolussi, i biri i Secondo dhe i Daniela, i datëlindjes 26.02.1976, të bëhet nëpërmjet afishimit të aktit në:
- Këndin e njoftimeve të kësaj gjykate;
- Në faqen zyrtare të internetit.
Seanca gjyqësore është caktuar për tu zhvilluar më datë 13.10.2021, ditë e Mërkurë, ora 10:00.
Tiranë, sot më datë 22.09.2021.
GJYQTARE
FLORA HAJREDINAJ