Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER SEANCE GJYQESORE NDAJ te pandehurit: Ilir Vuçaj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

Nr.66 Akti                                                                                             Tiranë, më 30.07.2021

Lënda:            Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për seancën gjyqësore për të pandehurin Ilir Vuçaj.

Drejtuar:        KRYESEKRETARISË

                                             K Ë T U

  

Më datë 13.09.2021, ora 11:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore e çështjes penale në ngarkim të:

TË PANDEHURIT:      Ilir Vuçaj

TË AKUZUAR:              Për kryerje të veprave penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298/3, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

URDHËROJ:

Njoftimin e thirrjes për gjykim të të pandehurit Ilir Vuçaj për seancën gjyqësore që do të zhvillohet në datë 13.09.2021, ora 11:00, nëpërmjet depozitimit;

  • Në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  • Në faqen e internetit të kësaj gjykate. 

Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

GJYQTARE

IRIDA KACERJA