Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE PER proçes gjyqsor ndaj të pandehurve: Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr. 51 Akti                                                                             Tiranë, me datë 07.03.2022

Lënda: Për afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurit Lulzim Berisha dhe Plaurent  Dervishaj.

Drejtuar: Kryesekretares pranë kësaj Gjykate

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 18.03.2022, ora 14:00, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, me palë kërkuese Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të pandehurve Emiljano Shullazi,Viktor Bajraktari (Imeraj), Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusi, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, akzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të K.Penale.

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, çmon të nevojshme depozitimin e aktit të njoftimit të të pandehurve Lulzim Berisha dhe Plaurent  Dervishaj, në Bashkinë Durrës, si dhe afishimin e aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, në lidhje me nenin 43 të Ligjit Nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

URDHËRON

Kryesekretaren pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të afishojë në këndin e afishimit të Gjykatës dhe në faqen e internetit, urdhërin për njoftimin e të pandehurve Lulzim Berisha dhe Plaurent  Dervishaj.

Të njoftohet Gjykata për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të ardhshme, të caktuar për t’u zhvilluar në datë 18.03.2022, ditë e premte, ora 14:00.

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI