Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE, SEANCE GJYQESORE KUNDER: Bardh Hoti

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR


Nr.27 Akti                                                                                       Tiranë, më 28.09.2021

Njoftim me shpallje

 

Thirret i pandehuri Bardh Hoti, alias Fatbardh Hoti alias Fatbardh Daci, alias Bardh Daci, I biri I Dodë dhe Davë, I datëlindjes 17.1.1986, në Baz, qyteti Burrel dhe banues në Baz qyteti Burrel, për t’u paraqitur para kësaj gjykate, më datë 13.10.2021, ditë e enjte, ora 13:00, për t’u dëgjuar si i pandehur në çështjen penale në ngakrimin tuaj akuzuar për veprat penale  “Vjedhja  me pasoja të rënda, kryer në formën e vecantë të bashkëpunimit, të të grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 134/3 dhe 28/4 të Kodit Penal; “ Vjedhja me shumë se njëherë, e mbetur në tentativëm kryer në formën e vecantë të bashkëpunimit, të të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 134/2 e 22 dhe 28/4 të Kodit Penal; “ Përvetsim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale, kryer në formën e vecantë të bashkëpunimit, të të grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 287/b dhe 28/4 të Kodit Penal si dhe “Grupi I strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 333/a/2 dhe “ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

 Mosparaqitja juaj pa shkaqe të arsyeshme shkakton gjykimin në mungesë,

Adresa:  Banues në Baz qyteti Burrel.

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ