Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE, SEANCE GJYQESORE KUNDER: Lene Selaj

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.3/19 Akti                                                                                                         Tiranë, më 29.09.2021

U R D H Ë R   

“Për njoftimin e shtetases Lene Selaj, nëpërmjet shpalljes publike”.

Pranë Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është paraqitur për gjykim kërkesa, me palë kërkues: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: Kofiskimin e pasurisve të shtetasve Valentin Selaj, Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, Persona të tretë: Euro Adriatika -07 shpk, Pranvera Nikoll Selaj, Viktor Nikoll Selaj, Shoqëria “Aleks Selaj”, Petraq Selaj, Rrok Selaj, Lene Selaj, Bazë Ligjore: Ligji nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e Krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Referuar urdhërimeve të deritanishme të Gjykatës për njoftimin e shtetases Lene Selaj, në adresën e dhëna brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga organi i akuzës, bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të këtij shtetasi, ndërmjet të tjerave, edhe nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit dhe këndin e afishimeve të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale,

U R D H Ë R O N

Njoftimin e personit të tretë, shtetases Lene Selaj, e bija e Kolës dhe e Dilës, dtl 01.07.1945, me adresë Rrilë, Lezhë, për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 08.10.2021, ditë e Premte, ora 15:30, në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Urdhëri i njoftimit të depozitohet në:

  1. Këndin e afishimit të njoftimeve;
  2. Faqen e internetit, të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

GJYQTARE

FLORA HAJREDINAJ