NJOFTIM ME SHPALLJE, SEANCE GJYQESORE KUNDER: ROBERT MYFTARI
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr.78 Akti Tiranë, më 12.11.2021
Drejtuar: Kryesekretarisë pranë kësaj gjykate
Lënda: Kërkohet afishimi i urdhërit të thirrjes për gjykim për të pandehurin Robert Myftari.
Në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të:
KËRKUES: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
OBJEKTI : 1.Dërgimin për gjykim të cështjes penale që i përket procedimit penal nr.36/1 të të vitit 2019 (238/2017) në ngarkim të :
TË PANDEHURVE: 1. Ilirjan DUÇELLARI
2. Aurel KALARI
3. Kleo (Piro) BREGU
4. Orhan DUÇELLARI
5. Julian BEJDOLLARI
6. Rexhino MUÇAJ
7. Robert MYFTARI
8. Alban KOSHI
9. Mariglen DUÇELLARI
Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 284/1, 283/a1-22, 283/a, 333/a, 334/1 të Kodit Penal.
Në seancën gjyqësore të datës 18.10.2020, gjykata ka vendosur:
Njoftimin e aktit të thirrjes për gjykim të të pandehurit Robert Myftari i biri i Mydar dhe i Lumturi, i datëlindjes 20.01.1973, lindur në Vërzhezhë Skrapar dhe banues në Vlorë,për seancën gjyqësore paraprake që do të zhvillohet në datë 18.11.2021, ditë e enjte, ora 08:30 nëpërmjet a. në këndin e afishimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; b. në faqen e internetit të kësaj gjykate.
Sa më lart, të zbatohet urdhërimi i gjykatës për afishimin në këndin e afishimit të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e internetit të kësaj gjykate.
GJYQTAR
ERJON ÇELA