Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE, SEANCE GJYQESORE KUNDER: Talo Çela

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.42/83 Akti                                                                                                  Tiranë, në datë 06.12.2021

U R D H Ë R

“Për Njoftimin e të Pandehurit Talo ÇELA”

datë 28.12.2021, ditë e Martë, ora 08:30,Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t`u zhvilluar seanca gjyqësore për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të:

Të pandehurit: Talo Çela

Akuzuar: Për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 140, 278, 333/a/1, 334/1, të Kodit Penal.

Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit, nëpërmjet depozitimit të aktit të njoftimit në adresën: Bradashesh, Elbasan, afishimit të aktit të njoftimit në këndin e shpalljeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në faqen e saj të internetit.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O N

Njoftimin e të pandehurit Talo Çela, i biri i Jonuz dhe i Bajame, i datëlindjes 07.11.1971, i pajisur me letërnjoftimin me numër personal H11107011R, lindur dhe banues në Bradashesh, Elbasan, për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 28.12.2021, ditë e Martë, ora 08:30.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në Gjendjen Civile Bradashesh, Elbasan, afishohet në portën e shtëpisë së tij, në këndin e shpalljeve dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

GJYQTARE

   Flora HAJREDINAJ