NJOFTIM ME SHPALLJE, SEANCE GJYQESORE NDAJ: Gentian Malindi
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
T I R A N Ë
Nr. 24 Akti Tiranë, më 14.01.2022
Lënda: Për njoftimin me shpallje publik për të pandehurin Gentian Malindi.
Drejtuar: Kryesekretarisë së gjykatës.
Më datë 01.02.2022, ora 12:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të shqyrtohet kërkesa penale me:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurori Edvin Kondili.
I PANDEHUR: Gentian Malindi, i biri i Ilir dhe i Lavdije, i dtl.19.06.1976, lindur në Elbasan dhe banues në Lagja nr.13, Plazh, Durrës, me shtetësi shqiptare.
I AKUZUAR: Për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formë të “ Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjykata bazuar në nenin 140 të K.Pr.Penale,
URDHËRON
- Njoftimin me afishim shpallje publike të të pandehurit të mëposhtëm:
Gentian Malindi, i biri i Ilir dhe i Lavdije, i dtl.19.06.1976, lindur në Elbasan dhe banues në Lagja nr.13, Plazh, Durrës, me shtetësi shqiptare, me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e paekzekutuar, për zhvillimin e gjykimit e çështjes penale në ngarkim të tij, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke u komunikuar zhvillimin e seancës në datë 01.02.2022, ora 12:00.
2. Kryesekretaria pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, urdhërohet të afishojë në këndin e afshimit të Gjykatës, njoftimin me shpallje publike për të pandehurin Gentian Malindi.
3. Të njoftohet gjykata, për veprimet e kryera përpara seancës gjyqësore të caktuar, për t’u zhvilluar në datë 01.02.2022, ditë e Martë, ora 12:00.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!
GJYQTAR
ERJON BANI