Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE, SEANCE GJYQESORE NDAJ: ILIR VUCAJ

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.66 Akti                                                                                                    Tiranë, më 01.02.2022

U R D H Ë R

“Për njoftimin e të pandehurit Ilir Vuçaj

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është duke u shqyrtuar çështja penale në ngarkim të të pandehrit Ilir Vuçaj, i akuzuar për Për kryerje të veprave penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298/3, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Bazuar në nenin 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon të nevojshme kryerjen e njoftimit të të pandehurit Ilir Vuçaj, me masë sigurimi “Arrest në burg”, të paekzekutuar, nëpërmjet afishimit të aktit të njoftimit në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata, bazuar në nenet 112 dhe 140 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale.

U R D H Ë R O J:

Njoftimin e të pandehurit Ilir Vuçaj, për t’u paraqitur në seancën gjyqësore të caktuar për t’u zhvilluar në datë 25.02.2022, ora 09:00.

Urdhëri i njoftimit depozitohet në këndin e afishimit dhe në faqen e internetit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

GJYQTARE

 IRIDA KACERJA