Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE, SEANCE GJYQESORE, NDAJ PERSONIT TE TRETE: Elvis Berisha(Baci, Nika)

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.125 Akti                                                                                            Tiranë, më 05.11.2021

Njoftim me shpallje

datë 19.11.2021, ditë e premte, ora 12:00,  Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është caktuar për t’u zhvilluar seanca paraprake me

Kërkues:   Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

OBJEKTI: Konfiskimin e pasurisë, për subjektin Rinaldo Xhemo sipas sekuestros vendosur me urdhërin e Drejtorit të Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sipas aktit normativ nr.01 datë 31.01.2020.

BAZA LIGJORE :    Akti Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 ‘ Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”.

Gjykata konform neneve 133/a dhe 133/b të K.Pr.Civile, parashikimit: “1. Njoftimi me shpallje publike kryhet me anë të afishimit të tij në gjykatën e vendit ku do të gjykohet mosmarrëveshja, në vendin 65 ku personi të cilit i drejtohet njoftimi ka vendbanimin ose në vendqëndrimin e tij, si edhe në njësinë administrative në të cilën ka vendbanimin ose vendqëndrimin.”,  vendosi të njoftojë me shpallje shtetasin në cilësinë e personit të tretë:

  • Elvis Berisha(Baci, Nika), i biri i Ferbent dhe i Shyrete, i datëlindjes 02.11.1985, lindur dhe banues në Uravajgurore, Kuçovë, lagjia “ Llukan Prifti, Rrethi Berat ,me adresë  vendqëndrimi në Rr “ Rrapo Hekali”,  Nd.42, H.1, Ap.5, Farkë-Selitë, Tiranë 1045,

për t’u paraqitur në séancën gjyqesore të caktuar më datë  19.11.2021 ora 12:00 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Një kopje e kësaj shpallje të afishohet në stendën e Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës, një kopje administrohet në fashikullin gjyqësor, një kopje pranë Bashkisë Tiranë,  Bashkisë Kuçovë dhe Bashkisë Dimal , duke afishuar edhe një kopje në banesën e shtetasit Elvis Berisha.

Gjykata urdhëron Bashkinë Tiranë,  Bashkinë Kuçovë dhe Bashkinë Dimal për depozitimin në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda seancës së ardhshme të konfirmimit me shkrim për realizimin e afishimit të njoftimit me shpallje. Në rast moszbatimi të këtij detyrimi ligjor nga Gjykata do të aplikojë masat ligjore të përcaktuara në K.Pr.Civile.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin, 

GJYQTAR

ERJON ÇELA