Urdhëra thirrje per gjykim

NJOFTIM ME SHPALLJE, SEANCE GJYQESORE NDAJ: SOKOL BODE

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Nr.118 Akti                                                                                          Tiranë, më 10.01.2022

Njoftim me shpallje

Me datë 21.01.2022, ditë e premte ora 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, me palë:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

I PANDEHUR: Sokol Bode, akuzuar për kryerjene veprave penale parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

Gjykata konform nenit 140/5 të K.Pr.Penale, vendosi të njoftojë me shpallje në vendin e banimit, të pandehurin:

  • Sokol Bode, i biri i ldris dhe i Bukurije, i datëlindjes 25.12.1979, lindur në Mimias Berat dhe banues në Berat, Lagjja "Uznov", Rr "Migësia", banesë pa numër. Godinë dy katëshe, ose Rajoni nr.2, Lagjia "13 Shtatori", 062, me shtetësi shqiptare, me giendje civile i martuar, me gjendje giyqësore i padënuar,

për t’u paraqitur pranë Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 21.01.2022, ditë e premte ora 13:00.

Gjithashtu për ti bërë me dije se për shkak të mosparaqitjes së mbrojtësit të zgjedhur prej tij av.Ardian Leka, gjykata ka proceduar me caktimin e mbrojtësit kryesisht, av. Shpëtim Kodhelaj.

Mosparaqitja e të pandehurit të sipërcituar, në seancën e ardhshme, shkakton gjykim në mungesë.

Një kopje e kësaj shpallje të afishohet në këndin e Gjykatës së Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Posacme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një kopje i dërgohet për afishim Bashkisë Berat dhe një kopje qëndron në dosje.

Gjykata urdhëron depozitimin e shkresës për realizimin e afishimit të njoftimit në Gjykatën e Posaçme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda seancës së ardhshme.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin, 

GJYQTARE

FLOJERA DAVIDHI